Agjencia e lajmeve "Reuters" ka raportuar se Rusia ka vendosur forcat e saj speciale në një bazë ajrore në Egjipt, në afërsi të kufirit të Libisë.
Agjencia citon 14-të burime të saj të cilat nuk i identifikon, por tregon se informacioni ka ardhur nga zyrtarë amerikan dhe egjiptian.
Sipas "Reuters", trupat rusë janë vendosur 100 kilometra larg kufirit me Libinë dhe mund të jenë pjesë e përpjekjeve për të mbështetur komandantin ushtarak libian, Khalifa Hafrae, i cili kundërshton qeverinë në Libi që mbështetet nga OKB-ja.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ende nuk ka reaguar, ndërkohë nga ana tjetër Egjipti ka hedhur poshtë praninë e forcave ruse në territorin e tij.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com