“Reuters” i ka kushtuar një artikull hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë me titull “Shqipëria, e kujdesshme ndaj Rusisë, rihap bazën ajrore të epokës sovjetike për NATO-n”.
“Shqipëria ky vend anëtar i NATO-s, që nuk ka avionë luftarakë të sajat, hapi të hënën një bazë ajrore të rindërtuar të epokës sovjetike”.
NATO ka shpenzuar mbi 50 milionë euro (54.26 milionë dollarë) në bazën ajrore të Kuçovës për të forcuar praninë e saj në rajon. Hapësira ajrore në vendin Adriatik të Shqipërisë, që kufizohet me Greqinë në jug dhe Malin e Zi në veri, mbrohet nga Italia dhe Greqia, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Baza ajrore është e vendosur në qytetin e vogël të Kuçovës, i njohur dikur si “Qyteti i Stalinit”, kur MIG-të e prodhimit sovjetik dhe kinez ishin në gatishmëri për urdhra për t’u përplasur në rastin e një lufte me Perëndimin që nuk ndodhi kurrë.
“Objektivat e mundshëm atëherë ishin Austria, Gjermania, Italia dhe Danimarka. Sot jetojmë në një epokë tjetër dhe për fat Shqipëria është në anën tjetër”, tha Rama.
Lajmi kryesor: