Revista gjermane: Edi Rama
reformator, mik i Gjermanisë

Revista gjermane: Edi Rama<br />reformator, mik i Gjermanisë
Revista prestigjioze gjermane "Focus" ka botuar një shkrim ku vlerëson kryeministrin Edi Rama.

Në thelb të këtij artikulli janë reformat e ndjekura nga kryeministri, të cilat, sipas "Focus", kanë rezultuar të suksesshme.

Dhe jo pa qëllim, revista gjermane e quan Ramën reformator.

Ndërsa duke iu referuar rolit të kancelares gjermane, Angela Merkel, me të cilën Rama është takuar tre herë në tre vite, "Focus" thekson se mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Edi Rama është refomator i mirë për Shqipërinë. Gjermania e konsideron dhe e sheh te ai një mik të mirë në Ballkan. Angela Merkel dëshiron që Shqipëria të hyjë në BE sa më shpejt.  Ka besim të madh në Edi Ramën”, shkruan "Focus".

Gjithashtu, revista gjermane vlerëson se Shqipëria dhe Rama kanë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Gjithashtu edhe Amerika ka përkrahur hapur Merkelin për Shqipërinë dhe Edi Ramën”, shkruan kjo revistë.

Kryeministri Edi Rama takoi në Berlin më 28 Nëntor, kancelaren gjermane, Angela Merkel nga ku mori garanci për mbështetjen e Berlinit zyrtar në procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai