Revista e njohur “Lonley Planet” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë ku ka propozuar 9 destinacione për t’u vizituar në vendin tonë.
Thethi, Korça, Gjirokastra, Dhërmiu, Përmeti, Shkodra, Lini, Saranda dhe Porto Palermo janë nëntë destinacionet e propozuara si perlat e turizmit shqiptar.
Artikullin e ka postuar në facebook, kryeministri Edi Rama i cili e quan një super promovim të vendit në prag të vitit 2024.
“Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjiozja e udhëtimeve "Lonely Planet" propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës
"Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t'u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë", është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”- shkruan Rama.