Me 80 publikime deri më sot, ajo ka dhënë njoftimin se javën tjetër do të jetë numri i fundit. Numri i fundit është menduar të jetë bardhë e zi, shenjë keqardhje për largimin e saj nga tregu. Që nga 31 dhjetori vendi i revistës News-Week do të jetë bosh në stendat e revistave të tjera.
Javën e shkuar është njoftuar, se versioni online është konceptuar paksa më ndryshe dhe do të quhet News-week global. Në revistën tashmë online, do të ketë material të gjerë mbi ngjarjet botërore në një kontekst më të sofistikuar.
Drejtuesit e revistës Tina Brown and CEO Baba Shetty shprehen, se kjo është menduar si një sfidë drejt teknologjisë. Ata pohojnë se vendimi nuk ka të bëjë me cilësinë e revistës, pasi ajo gjithmonë ka qenë e fuqishme në treg. Mirëpo kohët e fundit stabiliteti i revistës është lëkundur, për cështje ekonomike dhe shpërndarjeje.
(ad.ti/shqiptarja.com)