Revista prestigjoze: Shqipëria në nivelin e vaksinimit të BE-së

Revista prestigjoze: Shqipëria në nivelin e vaksinimit të BE-së

Fushata e vaksinimit masiv në Shqipëri është në të njëjtat nivele me fushatën e vaksinimit në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të revistës shkencore online, Our World in Data, Shqipëria është vetëm 0.04 pikë larg  shifrave të BE-së dhe 0.02 pikë larg atyre të Gjermanisë. Më konkretisht, në Shqipëri administrohen 0.32 doza për 100 banorë. Gjermania është në kuotën 0.34 doza për 100 banorë. Ndërkaq, vendet e unionit janë në 0.36 doza për 100 banorë.

Numri i vaksinimeve për 100 banorë për Shqipërinë, Gjermaninë dhe BE-në, sipas Our World Data Deri përpara fillimit të vaksinimit masiv, Shqipëria ka qenë në shifra të ulëta, me 0.11 doza për 100 banorë. Por, me ardhjen e vaksinave kineze të Sinovac dhe fillimin e procesit për personat mbi 70 vjeç, vendi ynë ka trefishuar shifrën brenda javës duke shkuar në nivele evropiane.

Progresioni rritës gjatë shtatë ditëve të fundit është me rreth 0.05 doza për 100 banorë çdo ditë. Nëse ruhet ky trend së bashku me atë të javëve të fundit të BE-së apo edhe Gjermanisë të marrë më vete, Shqipëria pritet të ketë një fushatë më të suksesshme vaksinimi se Evropa në javën e ardhshme. Mbi 150 mijë vaksinime janë kryer në tërësi në Shqipëri. Procesi është përmbyllur për personelin shëndetësor. Ndërkohë pritet të përmbyllet edhe për arsimtarët dhe personat mbi 70 vjeç, në marrjen e dozës së parë.

Kategoritë e tjera do të vaksinohen sipas prioriteteve. Rreth 20 mijë vaksinime ditore kryhen në gjithë vendin. Pjesa më e madhe në Tiranë, për shkak të popullsisë më të lartë. Me kontraktimin e 2.2 milionë dozave të tjera, procesi i vaksinimit pritet të jetë konstant dhe të mos ndalojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë