Revista spanjolle: Cristiano
Ronaldo është homoseksual

Revista spanjolle: Cristiano<br />Ronaldo është homoseksual
Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është në një marrëdhënie homoseksuale me kikboksierin maroken, Badr Hari.

Një lajm i tillë është publikuar në mediat spanjolle pas raporteve për udhëtime të shpeshta të Ronaldos në Marok për t’u takuar me Hari.

Futbollisti portugez që deri tani njihej si “gjuetar” i supermodeleve, duket se ka bërë devijancë seksuale.
 
Sipas revistës “Extra Confidencial”, ka shqetësime dhe nga drejtuesit e Real Madrid për ndikimin e udhëtimeve të shpeshta të Ronaldos në Rabat në performancën e tij në fushë.

ronaldo
 
Ka raportime se, portugezi përdor një avion privat për të shkuar në Marok pas stërvitjes dhe kthehet brenda të njëjtës natë.
 
Ronaldo ka një avion që kushton 13.5 milionë paund, të cilin mund ta përdorë çdo ditë të javës.
 
Lajmi sensacional për një marrëdhënie mes Ronaldos dhe Hari edhe pas publikimit të disa fotove në rrjetet sociale të të dyve.
 
30-vjeçari portugez ka pasur një lidhje 5-vjeçare me modelen ruse, Irina Shayk.

ronaldo

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën