BRITANI E MADHE- Kabineti qeveritar në Londër është duke i 'numëruar ditët', ndoshta edhe orët pasi është duke nisur një grusht shteti nga një pjesë e madhe e partisë konservatore. Përpos dy ministrave kyç të cilët mbrëmjen e djeshme dhanë dorëheqjen, disa ministra të tjerë kanë kërcënuar se do të bëjnë të njëjtin veprim.
Anëtarët e vetë Partisë Konservatore të Johnson, 'të lodhur' nga skandalet e shumta me të cilat ai është përballur sfiduan liderin e tyre duke i kërkuar të japë dorëheqjen.
Me debate është shoqëruar në parlament kjo revoltë e ministrave të cilët i kërkuan dorëheqjen ndërsa kryeministri britanik i kundërshtoi duke i thënë që të merren me çështjen që janë në ndihmë të njerëzve.
'Ky është momenti ku ju nga guvernatori (lideri) të prisni që të vazhdojë me punën e tij dhe jo ta braktisë atë. Gjithashtu të fokusohet në zgjehdjen e çështjeve që janë në ndihmë të qytetarëve'- tha Johnson në tonë të ashpra.
Dy ministrat kyç, u larguan nga ekzekutivi në Londër ditën e djeshme. Bëhet fjalë për Ministrin e Financave, Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid të cilët kanë kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti, brenda pak minutash distancë nga njëri-tjetri, duke dhënë një sinjal si lëvizje e koordinuar, gjë e cila mund t'i ndikojë pozicionit të kryeministrit.