Revoltohet Adelina:Nuk dorëzohem
andrrat e mia nuk mundeni me i vra

Revoltohet Adelina:Nuk dorëzohem<br />andrrat e mia nuk mundeni me i vra
Adelina Ismaili është bërë nënë për herë të parë vetëm para pak javësh dhe mesa duket kjo ndjesi e re ka rizgjuar shpirtin rebel të këngëtares.
 
E shqetësuar për të shkuarën dhe pasojat që politika ka sjellë, Adelina ka hedhur revoltën në vargje, ndërsa shprehet se ëndrrat e saj nuk i vrasin dot.
 
“Juve që tash e 18 vjet keni vra çdo andërr e çdo shpresë, edhe juve tjerëve që s'keni pas b*** as fëmijët tuaj mi mbrojt... Juve që keni prodhu analfabeta me diploma, fëmijë lypsarë, kufoma të gjalla në korridore spitalesh, shtëpi publike në çdo motel, haraç në çdo kafshatë, juve që ende era prç shpirtit ju vjen... Unë nuk dorëzohem, andrrat e mia mi vra nuk mundeni”, ka shkruar Ismaili në postimin e saj.
  
Kësaj revolte Ismaili i ka bashkangjitur këngën më të re me muzikë nga Keni Arifi dhe tekst të sajin.

adelina
 
Teksti i këngës
Pasha besën e të parëve tanë, vetes gropë i kemi ba. Rrej kur kesh e rrej kur shan. Natën vraj e ditën kaj, janë përzi ku*** e heronj.
 
Llugë e madhe krejt kjo lojë, veç t’kalumes po i konojmë, ah bre babë ku je sot!
 
O fol njëherë o gojë dukate o, o na jem’ fëmija e Rugovës o.
 
Nuk po du’ kurrgjë nga ti, ti po e djeg këtë liri, s’je shqiptar ma shumë se unë, drejt po fol e shtremt po lun.
 
Falemnerës thika n’shpinë, Zoti nuk e fal tradhtinë se jam mbesë e Kostandinit e jam f’mi i Ibrahimit.
 
O fol njëherë o gojë dukate o, o na jem’ fëmija e Rugovës o.
 
Kqyr pak poshtë komandor, pika gjaku paske n’dorë.
 
Buza t’kuqe n’jaka t’kmishës, sa po e shet dritën e ditës.
 
Kqyrëm në sy skizofren, unë po eci ti po rren.
 
Nuk jetohet me kamatë, sa po e shet bukën e thatë.
 
O fol njëherë o gojë dukate o, o na jem’ fëmija e Rugovës o.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal