Revoltohet Adrola Dushi: Seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe (FOTO)

Revoltohet Adrola Dushi: Seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe (FOTO)

Adrola Dushi është nëj nga modelet më të bukura shqiparë. Prej kohësh ajo është duke jetuar në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adrola iku jashtë shtetit pas divorcit nga babai i djalit të saj. Ndërkohë ajo është shprehur e revoltuar për realitetin në të cilin jetojmë. Një reagim të tillë nuk e kishim parë më parë prej modeles. 

'Mirësevini në shek.XXI... Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.
Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat.
Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode.
Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.
Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzania se sa HIV.
Ku njerëzit "vdesin nga frika" ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t'i frikësohen Zotit.
Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu.
Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm.
Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t'i mohojnë prindërit e tyre, në emër të "dashurisë" virtuale.
Ku prindërit harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithesecilit, sepse janë të zënë me celularët.
Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është "të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t'i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme".
Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale.
Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë "like" në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur ; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze, i rrethuar nga "miqësi boshe", me "dashuri" të paqarta...
Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët, duke iu dedikuar për orë të tëra trupit.
Ku një operacion plastik për të patur trupin "perfekt", një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë.
Ku një foto në palestër ka më tepër "like" se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit.
Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me "arsyen" dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër!' ka shkruar ajo krah fotos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 29/09/2019 13:38

    Mire thote,keshtu eshte bere,vlera te verteta nuk ka me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë