Revoltohet Ema Andrea për
dekorimet e Nishanit

Revoltohet Ema Andrea për<br />dekorimet e Nishanit
Pas dekorimeve të disa artistëve me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Nishani , dekorime të cilat u komentuan gjerësisht, ka reaguar edhe aktorja Ema Andre.  
Ajo tha se ti jepen çmime një artisi kur ai nuk ka status nuk ka kuptim dhe se artistët sot punojnë ende në kushte mbijetese.

Reagimi i plotë i Ema Andreas:

Tituj nderi për artistë në vendin tonë? Shumë i shqetësuar opinioni! Falënderoj edhe ata që më përmendin!

Ju pyes modestisht, çfarë kuptimi ka një titull kur artisti nuk ka status, kur një artist pas një rruge të gjate krijimtarie, sot ende punon në kushte mbijetese,kur një artisti i mbetet pak për te ruajtur dinjitetin, kur abuzohet me pasionin dhe dëshirën për të pasur mundësi krijimtarie, kur pas çdo arritje apo çmimi, nuk ndryshon asgjë në karrierën e tij, kur është i detyruar të 'zbatojë normën' sepse ndryshe mbetet pa rrogë, kur del në pension te pamjaftueshëm për  tu vetë mbajtur, kur punon në kushte çnjerëzore? Kur ai që bën 'gaveten' dhe ai që ka 30 vite krijimtari janë njësoj! (Varet si i ke marrëdhëniet me lëpirjen) Kolegët në perëndim(shumë të përmendur) kanë krejt të tjera mundësi (edhe ata që lëpihen.)

Shqetësim kush e merr titullin?? Jo!! Çdo titull humbet kuptimin dhe vlerën në kushtet reale ku jetojnë e krijojnë artistët! Ndaj, ta gëzojë kushdo që e merr! Më shume dinjitet për artistët dhe nga artistet! Ndryshe çmimet marrin vlerë objekti mbi mobilie dhe kaq! Personalisht kam shumë objekte që nuk më hyjnë në punë veçse për të ndihmuar kujtesën!

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel