Revoltohet këngëtari:Skandal,
kjo s'ka ndodhur as në kohë të Enverit

Nata e dytë e Festivalit në RTSH ka krijuar dhe pakënaqësi në radhët e këngëtarëve konkurrentë. Njëri prej tyre e ka shfaqur hapur, teksa sulmon me tone mjaft të forta prezantuesin e këtij edicioni, Adi Krastën.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur, Luis Ejlli, i cili publikon tre video në ‘Facebook’, ku duket se Adi nuk i ka përmendu emrin gjatë prezantimit. Luis Ejlli e quan këtë një skandal, që nuk ka ndodhur as në kohë të Enver Hoxhës.

“Te dashur miq, poshte keni 3 video ku prezantuesi i festivalit te Rtsh-se, Adi Krasta, nuk ma thote emrin. Kjo ska ndodhur as ne kohen e Enver Hoxhes, cfare prapavije ka kjo??? Ky eshte nje skandal!”, shkruan këngëtari, i cili u prezantua në edicionin e 56-të të Festivalit në një duet me Rezarta Smajën, me këngën “Ra një yll”.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq