Revolucionarizim revolucionarëve

Revolucionarizim revolucionarëve
Kthimi i xhaketave, riparimi i astarëve, meremetimi apo blerja e xhaketave të reja, firmato, apo fustaneve prej mëndafshi, makinave e këpucëve të shtrenjta, parfumit, vilave e apartamenteve një kat të tërë, nuk do të thotë që të bën Revolucionar.

Nuk të bën Revolucionar as rreshtimi në një parti, apo në një tjetrër, në një grupim të modës së momentit, sa për të thënë se Je, duke qenë diku dhe me dikë.
Revolucioni përcaktohet si “një fenomen historik, si një proces me realizim të gjatë apo të shkurtër, jo gjithnjë i dhunshëm, përmes të cilit klasa dhe grupe sociale, rebelohen ndaj institucioneve në pushtet për t’i modifikuar dhe për të caktuar një rend të ri politik”.

Revolucioni mund të jetë i heshtur, ose i zhurmshëm. Studiuesit thonë se në Revolucionin francez ndodhën të dy: si ai i heshturi shpirtëror, ashtu dhe ai i zhurmshmi i barrikadave. Prandaj Franca është Franca, Europa është Europa, Civilizimi është Civilizim dhe dallon nga realitete të paplotësuara të zhvillimit njerëzor.
“Revolucionarët” tanë pas viteve ’90 kanë bërë shpesh zhurmë. Edhe barrikada. Edhe protesta, duke ndryshuar diçka, edhe duke u përmirësuar, sepse që ka jetë, gjallëri te ne, mes çmendurive të shumta, askush nuk mund ta mohojë.

Por mbetemi të parealizuar. Unë mendoj për shkak të mungesës së një revolucioni shpirtëror. Nuk ka Revolucion që pastron, përmirëson, nëse shpirti i revolucionarëve është më i pisët se një leckë dyshemeje që vetëm përdoret, por gjë nuk pastron.

Shumë ankohen për zhvillimet e fundit politike. Të ndjekësh Kuvendin është bërë një vuajtje për veshët e mëndjen e që për detyrë na takon. Ja, në mendjen time, debatet dhe ngritjet e zërave nga “revolucionarë” në sallë, më ngjajnë me atë kovën me ujë të pisët e me shkopin e palarë që ndonjë pastruese shkallësh pallati, bën sikur lan e pastron.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë