Revolucioni etik pa dieta në ushqim

Revolucioni etik pa dieta në ushqim
Ndërkohë që unë në Tiranë kam nisur të lexoj me vëmendje etiketat e ushqimeve që blej në supermarket për familjen time, të shkruaj në rubrikën time për ushqimin e shëndetshëm e të mbështes këdo që e predikon, Eda, shoqja ime që jeton në Londër, ka shkuar më tej duke revolucionarizuar plotësisht ushqimin e saj e të familjarëve: duke shmangur totalisht glutenin e pranishëm në miell, sheqerin e shtuar (jo atë të frutave) dhe të tjerë përbërës me shumicë në produkte, “killer” të organizmit tonë; ajo, dhe të afërmit e saj kanë rilindur në kuptimin e vërtetë të fjalës, në rifitimin e një jete të dytë pa përbërësit killer të ngadaltë që rëndojnë organizmin tonë dhe na përgatisin gradualisht për pacientë shëndetësorë në një të ardhme jo shumë të largët.
 
 Unë mendoja se 98 përqind e ushqimeve që tregtohen nëpër supermerkato janë për t’u hedhur në kosh, Eda shkon më tej: 99 përqind e produkteve që sot iu ofrohen fëmijëve, na ofrohen, janë të dëmshëm për shëndetin. Kur një profesor amerikan u përpoq të mbronte tezën e tij se “sheqeri i shtuar në biskota, kek, pije freskuese etj. po bënte të njëjtin dëm në organizëm që po bën duhani, studimi i tij nuk pati jehohë, ose jehona iu shua shpejt nga mediat.
 
Sot, kushdo që dëshiron, mund të informohet individualisht për efektet e glutenit në vite në stomakun tonë dhe në gjithë aparatin tretës e më pas në metabolizëm. Nuk është vetëm një problem për fëmijët autikë apo celiakët; gluteni në bukë, në pica, panine, petulla e sufllaqe është një rrezik që grumbullohet ngadalë për të gjithë, që fillimisht shfaqet me mbipeshën, por pastaj problemet hapen zinxhir.
 
Edhe Jonida, një tjetër mikeshë që jeton mes Tiranës dhe Vienës, është rebeluar dhe nuk dorëzohet ndaj filizofisë vetëm konsumiste dhe të dëmshme sidomos në ushqim, që shoqëria e sotme ofron: Jonida është vegjetariane dhe proteinat i merr përmes frutave dhe perimeve bio që i përmbajnë ato, ushqen shpirtin me Tango dhe stërvitet me Yoga Ashtanga, më e bukura që ekziston.
 
 
Edhe Dhurata tashmë ka vite që lufton për një ushqim të shëndetshëm, sidomos te fëmijët, sidomos në shkollë. Falë saj, në shkollën ku mësojnë fëmijët tanë janë vënë mënjanë disa nga ushqimet e pashëndetshme(ende jo të gjitha) dhe fëmijët kanë krijuar shumë familjaritet me perimet dhe frutat në vend të kekërave të ambalazhuar e superkalorikë apo lëngjeve të frutave apo pijeve freskuese që bëjnë më mirë të hidhen në water se në organizmin tonë.
 
 
Ne jemi katër mikesha, me profesione e ëndrra të ndryshme, por me një dëshirë të madhe: të revolucionarizojmë mënyrën e të ushqyerit tonë, një revolucion pa dieta skllavëruese, pasi besojmë se harmonia dhe ekuilibri në ushqim, është dhe harmoni në sjelljet tona.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë