Rexhep Qosja: Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën, ja dy këshillat e mia për të

Rexhep Qosja: Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën, ja dy këshillat e mia për të

Profesor Rexhep Qosja thotë se e vlerëson Edi Ramën për mënyrën si ai bën politikë, përvojën që ka, gjuhën e vendosur brenda dhe jashtë kufijve, por ka dy këshilla specifike për të.

“Unë kam shkruar për Edi Ramën kur bëhej protesta në çadër në Tiranë dhe kam thënë: Edi Ramën s’ma ka bërë nëna, për mua janë të barabartë, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Kam qëndrime dhe ndjenja të njëjta për të tre. 

Por kam thënë që e përkrah Edi Ramën, për një sërë qëndrimesh që ka. Ai së pari ka sjellë një frymë të re në politikën shqiptare në përgjithësi. Ka sjellë një qëndrim më të vendosur në politikën ndërkombëtare. Ka sjellë një përvojë që e ka krijuar në jetë por edhe kur ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës.

Ka sjellë gjithashtu edhe një shije të re. Ndaj unë kam menduar dhe mendoj, që Edi Rama, me gjithë gabimet e tij, disa prej të cilave nuk i pranoj, është i nevojshëm për Shqipërinë.

Me përvojën që ka, dijen, kulturën, dijen e gjerë, komunikimin e tij të lirë që ka brenda në atdhe dhe me ndërkombëtarët. Ajo që Edi Rama ka thënë në Serbi për Kosovën, lirinë dhe Pavarësinë e saj, nuk e ka thënë askush. Askush, si ai. 

Edhe disa qëndrime që ka mbajtur në Evropë, mund të duken të vrazhda, por në rastet më të shpeshta, janë të drejta.

Gabimi më i madh që ka bërë është që ka injoruar përvojën e moshës së madhe në politikë dhe ka favorizuar një shtresë dhe një moshë.

Por edhe kësaj moshe nuk i ka dhënë shumë hapësirë për t’u dukur. Unë e shoh Edi Ramën nga mëngjesi deri në mbrëmje në veprimtari politike dhe takime me organizata të PS në qytete të ndryshme. Pyes, ku e gjen këtë fuqi që qëndron gjatë gjithë ditës në takime me struktura të PS!

E dyta, pse nuk i lejon ministrat të merren me çështjet e tyre, p.sh me të bujqësisë, çështjet ekonomike, të kulturës. Nuk ua lë ministrave përkatës t’i trajtojnë, por shkon vetë. A është e nevojshme kjo?!

Një këshillë kam: Mos e mbithekso faktorin si kryeministër. Mos u jep të drejtë disave për atë që unë nuk e them: ato janë sjellje diktatoriale. Unë nuk e them dot këtë.

Edi Rama është politikan me kulturë politike-demokratike. Por të gjitha rolet e ministrave i kryen ai, dhe kjo nuk më duket sjellje e drejtë. Dhe unë si përkrahës i vjetër i tij, do i rekomandoja që në sjelljen e tij për t’u dukur sikurse thotë populli “sabah e aksham” në terren me pjesëtarë të PS, t’i japë hapësirë dhe ministrave. 

Dhe sugjerimi i dytë, të rrisë moshën e përfaqësuesve të PS dhe deputetëve të PS në Kuvendin e Shqipërisë. T’u krijojë hapësirë edhe personave në moshë”, u shpreh Profesor Qosja në Dritare TV.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/12/2022 00:39

    Ne vend te personave //ne moshe//,une do te preferoja persona //me cilesi//,intelektuale me grada e tituj shkencore dhe njerez te paanshem qe gezojne respektin e te gjitheve.Jam dakord qe ministrat duhet te kene me shume liri ne veprime,por ama duhet te kene edhe me shume iniciative dhe jo vetem keta,por dhe kryetaret e bashkive.Na duhet nje //LALI ERI// me iniciative ne cdo zyre te rendesishme e ne cdo bashki.Fakti qe Rama luan shume role,tregon faktin qe eshte //i detyruar//.

    Përgjigju
  • REXHEP ZHURDULL LEKA [ KEPI ]: 02/12/2022 12:48

    O qeni ARBËROR po ti je spiuni Sërbit pse komenton ti ktu. Du komento të Sërbi ti dhe motrat me sërb i ke martuar pra ça lidhje ke ti me Shqiprin ? ? ? Pastaj ti njëher e shan Edin e njëher e lavdëron pse je kaq hajvon.

    Përgjigju
  • Roi: 02/12/2022 12:38

    Sa mir qe e kane kuptuar gati shumica e njerezve qe pa Ramen nuk ecen vendi yne

    Përgjigju
  • Rexhep: 02/12/2022 12:32

    Në Edi Rama qeka i mirë se ka kto e ato por shumë difekte. Po pse bën diktatorin siç thoni Rexhep, pse mos të kemi rotacion, pse mos të kemi votë të lirë, digjitale, votën e kosovës, votën e emigrantëve, pse se ndan qeverinë me parti nëse qeka kaq i zoti, ky të mbaj KM dhe PD ZKM, etj etj? Shqipëria se ka akoma një Pse? Shqipëria se ka akoma një besim? Shqipëria se ka akoma një lider të mirë

    Përgjigju
  • Redi: 02/12/2022 12:18

    Njerez si ju dijne te bejne dallime prandaj zgjellin dhe personat e duhur

    Përgjigju
  • goni: 02/12/2022 12:05

    Shume mire ke thone dhe shume mire qe i japin keshilla

    Përgjigju
  • Armand: 02/12/2022 11:50

    Me mire se kaq nuk mund ta thoshte. Vec Rama e ka bere kete vend e e ka sjell ne vij se ata te tjeret vec me e shakatrru kan dit

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/12/2022 11:37

    Fytyrë komuniste fashiste

    Përgjigju
  • Vali: 02/12/2022 11:31

    Je i madh 0 Qosja ,qe njerëzit e mëdhenj si ju,duhet me shkrua e me fole me shpesh,me ju ba vërejtje edhe me i lavdëruar per punet e mira drejtuesit e shtetit,pa Edi Ramen shqiperia eshte e mbarume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja