Rexhep Selimi në Hagë, pikturat e tij të paraburgimit në Tiranë, bashkëshortja Shqipja rrëfen përjetimet: Të emocionuar! Gjykata Speciale, për çlirimtarët! Kriminelët të lirë!

“Për ty o atdhe/ E jap edhe lirinë time për lirinë tënde”... Këto vargje janë shkruar nga Rexhep Selimi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shoqërojnë 153 pikturat e tij të ekspozuara në COD, në hyrje të Kryeministrisë... Janë ndjesitë, emocionet, betejat, shpresa e një njeriu që luftoi “Në emër të lirisë”, derdhur në letër të bardhë gjatë 2 viteve paraburgimi në Hagë...

“Kjo poezi dhe këto piktura janë krijuar nga Rexha në dhomat e paraburgimit në Hagë”, thotë bashkëshortja Shqipe Selimi.

Një ekspozitë që vjen si një akt i fuqishëm simbolik, në 15-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës... Në emër të tij, në Tiranë, janë bashkëshortja Shqipja dhe fëmijët....

“Është emocion! Është me të vërtetë emocion sepse ne me Shqipërinë jemi shumë të lidhur! Kemi Luftuar që të jemi të lirë të shkojmë dhe të vijmë sa herë që duam... Dhe fakti që do të bëhet ekspozita në Tiranë për të ishte një emocion i veçantë. Jo vetëm për të, por edhe për mua në veçanti, sepse në vend të ishte Rexha këtu të fliste për pikturat që ka bërë ai padrejtësisht është në Hagë... Uroj që ai dhe çlirimtarët e  tjerë të kthehen sa më shpejt në atdheun e tyre”, shton më tej ajo.

Kësaj ekspozite në COD, i parapriu një tjetër e ngjashme në Prishtinë, në 110-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Në të dy rastet autori, fjalën e tij, e përçoi përmes artit, që u vlerësua nga kritika...

Ndërsa mbajtja e tij dhe e bashkëluftëtarëve në Hagë, për bashkëshorten po ashtu luftëtare e UÇK-së që në moshën 14-vjeçare, dhe figurë e njohur e skenës politike në Kosovë,  është një padrejtësi...

“Mund të them se është në një vend ku nuk duhet të jetë, as ai e as bashkëluftëtarët e tij. Është një gjykatë e padrejtë, e cila gjykon vetëm një etni, vetëm shqiptarët të cilët kanë luftuar për lirinë e vendit. Ndërsa kriminelët, ata janë të lirë! Nuk ka gjykatë speciale për ta, por ka për çlirimtarët! Uroj që procesi gjyqësor të marrë formën e duhur dhe të shkojë në vendin e vet”, thotë Selimi.

Ndonëse poezinë e dashurinë për çiftelinë Rexhep Selimi e ka ushqyer që në vegjëli, pikturën  nis ta lëvrojë gjatë dekaës së fundit... Në ekspozitën e tij ndërthuren këto forma të artit, bashkë me  folklorin, lirinë e ëndërruar, privimin prej saj... Melankolike janë pikturat prej luftës, pjesë e së cilës ai e bashkëluftëtarët e tjerë u bënë për të mbrojtur vendin e tyre..

“Ne mendojmë që ata nuk kanë bërë krime lufte, ata kanë luftuar për lirinë e Kosovës, për lirinë e atdheut...që ne të jemi të lirë, të jetojmë të lirë si të gjithë vendet në Evropë. Ne nuk kemi shkuar të pushtojmë një vend tjetër. Ne kemi bërë luftë çlirimtare dhe ata janë të pafajshëm!”, shprehet më tej.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës