Reynders me Gjoshën: Mbështetje
për në BE por duhet reforma në drejtësi

Reynders me Gjoshën: Mbështetje<br />për në BE por duhet reforma në drejtësi
TIRANE - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Shkëlqesinë e tij Didier Reynders.

Gjatë takimit, Ministrja Gjosha, falenderoi Reynders, për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe gjithë procesin e integrimit. Bashkëbiseduesit, diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve .

Ministrja Gjosha e informoi Zëvendëskryeministrin belg, për masat konkrete që qeveria ka ndërmarrë dhe po ndërmerr për përmbushjen e 5 prioriteteve që vendit i janë lënë kusht nga Bashkimi Europian deri në hapjen e negociatave.

“Jemi të vendosur dhe maksimalisht të angazhuar për të mos humbur asnjë minutë kohë, në mënyrë që të avancojmë sa me shpejt me axhendën tonë europiane, pasi për ne procesi i integrimit është procesi i të ardhmes dhe prioriteti më i rëndësishëm kombëtar”, tha Ministrja Gjosha gjatë takimit.

Zëvendëskryeministëri i Mbretërisë se Belgjikës, u shpreh se mbështetja Belgjikës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, do të vijojë në të gjitha fazat. Ai gjithashtu vlerësoi reformat e ndërmarra deri tani, duke theksuar se për të përparuar edhe më tej me këtë proces të rëndësishëm është e domosdoshme reforma në drejtësi.

“Një reformë e mirëfilltë në Drejtësi është shumë e nevojshme për Shqipërinë dhe Mbretëria e Belgjikës është e gatshme të asistojë në këtë proces nëpërmjet ekspertizës së saj apo trajnimeve të nevojshme”,tha Zëvendëskryeministri belg.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re