E kush mund të jetë më me fat se aktori kanadez Ryan Reynolds, i cili ka pasur përkrah dy femra gjatë premierës së filmit të tij.

Nga njëra anë partnerja e tij Blake Lively dhe nga ana tjetër “partnerja”në film Emma Stone.

reynolds

Emra të tjerw tw njohur të kinematografisë si Nicolas Cage, një nga zërat në film, kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit të animuar komik ‘The Croods”.

Aktorët janë dukur shumë bukur në tapetin e kuq ditën e shtunë në Nju-Jork.

reynolds

Aktorja dhe bashkëshortja e Reynolds, Blake e veshur me një fustan shumë të shkurtër ka nxjerrë në pah format e saj të bukura.

Gjithashtu dhe Emma Stone e veshur me një fustan të zi të ndërthurur me ngjrë të bardhë në pjesën e sipërme, është dukur mjaft e kombinuar dhe elegante.

reynolds

Emma është dukur mjaft natyrale dhe në tualetin që ka përdorur.

“The Croods” pritet të shfaqet në kinema më 22 mars, në një aventurë ku tregohet historia e familjes së parë prehistorike e cila ndërmerr një udhëtim dhe has gjëra të paparashikuara më parë.

reynolds

Nuk kanë munguar fansat e shumtë të pranishëm të cilët kanë marrë dhe autografe nga aktorët e njohur.

(b.t/shqiptarja.com)