Tashmë nuk ka më dyshime Rezart Taçi është president i ekipit të Parmës, teksa prezantimi pritet që të bëhet në ditët në vijim, ndoshta përpara mbylljes së merkatos së dimrit. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, “Calciomercato. com” e cila thekson se biznesmeni shqiptar ka vendosur në dispozicion të drejtuesve të ekipit më shumë se 30 milionë Euro për të afruar lojtarë sa më cilësorë për të siguruar qëndrimin e Parmës me cdo kusht në Serie A.
Në plan të parë janë përforcime të fuqishme si Osvaldo, Pazzini, apo edhe Giovinco. E ndërsa për sulmuesin e ekipit të Juventusit duket se do të jetë e vështirë që të bindet për t’u bashkuar me Parmën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Pazzinin, pasi marrëdhëniet mjaft të mira të Taçit me Administratorin e ekipit kuqezi, Galiani mund të realizojnë kalimin, të paktën në formë huazimi për të ndihmuar sulmin. Edhe trantativa për të sjellë Osvaldon nuk duket aspak e lehtë, megjithatë të besuarit e Taçit janë hedhur në sulm për ta bindur, pasi te Interi nuk po gjen shumë hapësirë. Për mbrojtjen mendohet që të sillet në Itali sërish Neto, ish lojtar i Sienës që tashmë luan për Zenitin në Rusi, për mesfushën pritet Nocerino nga Torino dhe Gonzalez i Lacios.
Por ajo që ka tërhequr më shumë mediat është marrëveshja e arritur me kampionët e Spanjës, Atletikon e Madridit për të sjellë te Parma uruguaianin, Rodrigez në formë huazimi deri në fund të edicionit. Pas ardhjes së biznesmenit shqiptar Parmës i është hequr njolla e krizës financiare, teksa në ditët e fundit Taçi pagoi 5 mln Euro për pagat dhe premtoi 30 mln Euro brenda javës për merkaton. Kujtojmë që pak ditë më parë ambientet e ekipit të Parmës i vizitoi edhe motra e biznesmenit shqiptar, Anika Taçi e cila është njohur me drejtuesit e rinj dhe stafin teknik. Pjesë e ekipit të Parmës në Itali është edhe një lojtar shqiptar, Andi Lila, i cili u transferua nga ekipi i Janinës në Greqi për të firmosur një kontratë 2 vjeçare.
Rezart Taçi është shqiptari i parë në Itali që merr nën pronësinë e tij një ekipi futbollit, biznesmeni pak kohë më parë tentoi që të blinte aksione edhe te ekipi i Milanit, por një gjë e tillë nuk u pranua nga Galiani, ndërsa më pas tentoi Bolonjën, por edhe kjo pistë dështoi. Vështirësitë financiare edhe insistimi i shqiptarit, bënë që Parma të ndryshonte pronësi.
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print), dt. 16 Janar 2015
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com