Rezarta Shkurta dhe adhurimi i
verbër për Enverin dhe Nexhmijen

Rezarta Shkurta dhe adhurimi i<br />verbër për Enverin dhe Nexhmijen
Mund të duket absurde që në vitin 2016-të, ka ende persona që adhurojnë dy nga fytyrat më të urryera në historinë e shtetit shqiptar, Enver dhe Nexhmije Hoxhën, por ja që ka.

Jemi mësuar të dëgjojmë persona të zhgënjyer nga jeta, që herë-pas-here ia japin ndonjë “Çohu Enver”, por ka edhe disa të tjerë, si puna e Rezarta Shkurtës, që edhe pse ‘person publik’ ka aq këllqe sa të adhurojë qorrazi në rrjete sociale familjen e burrit, duke qenë e vetëdijshme për gjithçka i ka shkaktuar njerëzve të këtij vendi.

Bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha e njëkohësisht e gjyshja e Ermal Hoxhës, ka mbushur 95-vjeç dhe Rezarta ia ka dhuruar 95 trëndafila, foton e të cilëve e ka postuar në Instagram me diçiturën “95 lule, vitalitet pa kufi”.

Në foto ka komentuar dhe Zajmina Vasjari, e cila komentoi: “Po na kënaq duke e parë dhe dëgjuar (duke iu referuar intervistës së saj me Rudina Xhungën). Gëzuar Ditëlindjen Nexhmije Hoxha.”

Rezarta, bashkëshorti i së cilës aktualisht është në burg me akuzën ‘trafik droge’, ushtron profesionin e fotografes, mbase duke e menduar si një profesion që do t’i sjellë më shumë të ardhura krahasuar me atë të këngëtares. 
rezarta shkurta
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare