Rezarta Shkurta pret fëmijën e saj të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare Rezarta Shkurta dhe partneri i saj Ermal Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë.

Ata janë të martuar prej shtatë vitesh së bashku dhe më në fund do ta kurorëzojnë martesën e tyre dhe me një fëmijë.



Ky lajm është bërë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila dhe në foton e profilit në rrjetin social Facebook mban atë të një interviste ku ka pohuar diçka të tillë.



Më pas kanë ardhur dhe reagimet nga fansat e saj, si dhe të afërmit në Facebook, të cilët e kanë uruar këngëtaren.

Ajo është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe ka vendosur ti përkushtohet vetëm qëllimit për të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke ndërprerë aktivitetet artistike.



Rezarta është një këngëtare mjaft e pëlqyer në tregun shqiptar dhe mjaft e suksesshme.

(b.t/shqiptarja.com)

2/3
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara