Rezervat ndaj KLD nuk kanë fund
Naço-Ganaj shqetësimet te "Ligjet"

Rezervat ndaj KLD nuk kanë fund<br />Naço-Ganaj shqetësimet te
TIRANE - Rezervat ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë duket se nuk kanë të sosur. Përveç shqetësimeve të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço ndaj punës dhe bashkëpunimit me KLD edhe kreu i ILDKPI-së Shkëlqim Ganaj ka shfaqur në Komisionin e Ligjeve ankesa.
 
Sipas ministrit KLD ka punuar me axhendën e saj personale duke mos plotësuar vendet vakante në gjykata ndërsa sipas Ganajt nuk është marrë asnjë masë disiplinore ndaj gjyqtarëve të denoncuar për shkelje të ligjit dhe për fshehje të pasurisë.
 
I ftuar në Komisioni e Ligjeve për një seancë dëgjimore për Progres-Raportin 2014, Ministri i Drejtësisë sqaroi po ashtu se reforma në Drejtësi do të përfshijë edhe Gjykatën Kushtetuese ku sipas tij do të ketë ndryshime në emërimin e Gjyqtarëve.
 
I pyetur për Pallatin e Drejtësisë në Tiranë Naço ka sqaruar anëtarët e Komisionit se së shpejti do çelet konkursi për dizajnin .
 
Ganaj: KLD pati në 'dorë' shkeljet e gjyqtarëve, por nuk bëri asgjë!
Në tyrezën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka pasur dosje të “rënda” të zyrtarëve që kanë fshehur pasurinë dhe raste të konfliktit të interesit, e megjithatë nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre. Këtë shqetësim i ka shprehur kreu i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku zhvilloi një seancë dëgjimore në lidhje me raport progresin e fundit të Komisionit Europian për vendin tonë.
 
Rast i denoncuar nga ILDKPI ishte edhe gjyqtari i Apelit Tirane, Gjin Gjoni, i cili eshte kallezuar edhe ne prokurori per fshehje te pasurisë 2 milionë euro.

Rekomandimi i Ganajt përballë kësaj situate është firmosja e memorandumit të bashkëpunimit mes ILDKPI dhe KLD-së, por deri më tani kjo nuk është realizuar, tha Ganaj, për faj të tyre.

I pyetur drejtëpërdrejtë nga deputeti Spartak Braho nëse ka pretendime ndaj organit të Akuzës, Ganaj u përgjigj: 3 mujori i parë i vitit tjetër do të japim statistika dhe qëndrim të qartë për bashkëpunimin me Prokurorinë.

Ai tha se janë bërë 70 kallëzime nga ky institucion nga muaji mars, aq sa nuk është bërë në 10 vjet sëbashku. Në 7 muaj,tha Ganaj, 300 zyrtarë janë ndëshkuar nga ILDKPI me masë administrative. Maksimumi i gjobës është 1 milionë lekë, theksoi kreu i ILDKPI, por edhe mund të rritet.
 
Ganaj risolli edhe njëherë në vëmendjen e deputetëve situatën në të cilën e gjeti institucionin e ILDKPI nga paraardhësja e tij Zana Xhuka.

“Nuk është ndërtuar as regjistri bazë për konfliktin e interesit dhe kemi marrë masat ta ndërtojmë atë. Kemi gjetur institucion të degraduar, janë zhdukur arkiva. Kemi filluar të përcaktojmë si element edhe numrin e kartës së identitetit”, tha Ganaj.

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit