Rezoluta çame, At Nikollë Marku
shkishëron Dulen e Bollanon

Rezoluta çame, At Nikollë Marku<br />shkishëron Dulen e Bollanon
ELBASAN- Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare shkishëron Vangjel Dulen, Vasil Bollanon derisa këta të fundit të mos i Shërbejnë më Greqisë.

Në një konferencë për shtyp në ambjentet e Kishës autoqefale Shën maria në Lagjen “ Kala” famulltari i Kishës at Nikolla Marku njoftoi shkishërimin e dy përfaqësuesve të minoritareve grekë.

Marku tha se ky veprim u ndërmor pasi deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe Vasil Bollano kërkuan mos miratimin e rezolutës çame në komisionin e jashtëm parlamentarë seancën e kaluar

"Bijtë dhe bijat e kombit shqiptar nuk janë rrugaçë. Rrugaç dhe shitur tek armiqtë e kombit shqiptar është vetë Dulja me Papunë e tij Janullatos dhe dallkaukun Vasil Bollano. Për veprimin e fundit të Dules dhe disa antishqiptarë në të kaluarën Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare e shkishëron, deri në riformimin e shpirtit të tij në dobi të shtetit ku jeton. “- tha at Nikollë Marku

SHTETI TE BOJKOTOJE JANULLATOS PËR PASHKË
Marku i bën thirrje besimtarëve ortodoksë shqiptarë të bojkotojnë ceremonitë fetare apo meshat ku flitet në greqisht, përjashtuar fshatrat me popullsi minoritare greke jo autoktone.
Gjithashtu ai kërkon drejtuesve të shtetit, si dhe deputetëve ta bojkotojnë Anastas Janollatusin në kremtimin e pashkëve ortodokse më 5 maj 2013. “Anastas Janullatos është shovinist grek, në shërbim të antishqiptarëve në të kaluarën si Sebastionos, Napolon Zerva dhe tani Agimit të Zi grek. Duhet ta dinë të gjithë këta përfaqësues të popullit, në nivele të ndryshme se Anasatas Janullatos përdor në dëm të kombit shqiptar fenë, ekonominë dhe politikën, pamvarësisht se Janullatos është në grahmën e tij të fundit ku perëndia i ka caktuar edhe vendin e prehjes në Greqi”.

JANULLATOSIT T'I HIQEN TITUJT
At Nikolla Marku ka kërkuar nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp që Anastas Janullatos t’i hiqen titujt që ka dhënë ish presidenti Bamir Topi dhe Edi Rama, kur mbante detyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Sipas tij “këto tituj i takojnë shqiptarëve dhe jo grekëve antishqiptarë”.
“ Kisha serbe të ndalë thirrjet e saj drejtuar shtetit serb më datë 6 prill 2013 për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, pasi këto veprime janë luftënxitëse në ballkan dhe sidomos ndaj kombit shqiptar”, tha Marku.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?