TIRANE - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera zhvilloi një intervistë në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1Report, me moderator Ilir Babaramon.

Vend të veçantë në intervistën me ministrin Ksera, zuri edhe Rezoluta Çame. Pyetjes së gazetarit Babaramo se s’i do të jetë qëndrimi i ministrit mbi këtë Rezolutë, Ksera iu përgjigj me dy qëndrime kontradiktore. Fillimisht Ministri i Punës tha se duke qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, do të bëjë ashtu siç do të vendosë grupi. Por në vijimësi të bisedës në studion e emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, Ksera rrëzoi versionin e parë të deklaratës së tij kur tha se do të zhvillojë mbledhje të hapura me zgjedhësit e tij për të marrë mendimin e tyre.

I pyetur për rezultatet e Institutit të Statistikave në lidhje me papunësinë në vend, duke deklaruar shifra të ndryshme me këtë institucion, Ksera tha se niveli i papunësisë është 13.1 % dhe se numri i të papunëve nuk është shtuar me 51 mijë (shifra të deklaruar nga INSTAT), por përkrundazi, sipas ministrit ka 1600 vende të reja pune.

Ashtu si edhe Kryeministri Berisha, Ksera ka përkrahur idenë se vendi ka njohur rritje ekonomike dhe se për këtë arsye është shtuar punësimi.

Ksera ka hedhur poshtë edhe pretendimin e para dhe tetraplegjikëve të cilët pretendojnë se prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagesën e aftësisë së kufizuar. Sipas ministrit të Punës pagesa e tyre është vonuar vetëm për muajt nëntor dhe dhjetor por tashëm është mbyllur si proces pasi të gjithë janë shpërblyer.

Duke iu referuar këtij fakti ministri publikisht i kërkoi falje kësaj kategorie të shoqërisë për vonesat e pagesës, të cilat duhej të ishin marrë në kohë

REZOLUTA CAME, KSERA: DO VENDOS SI GRUPI PO DO PYES EDHE MINORITARET

Në lidhje me Rezolutën Çame, Ministri i Punës tha se duke qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, do të bëjë ashtu siç do të vendosë grupi. Por në vijimësi të bisedës, Ksera rrëzoi versionin e parë të deklaratës së tij kur tha se do të zhvillojë mbledhje të hapura me zgjedhësit e tij për të marrë mendimin e tyre.

“Do vendos siç do vendosë grupi parlamentar...Do bëj mbledhje të hapura me minoritet, zgjedhësit në Dropull..nëse do vendosin e do më thonë që duhet bërë kështu do respektoj të drejtën e minoritarëve”, tha Ksera. Këto deklarata ministri i Punës i mbylli me frazën: “Më e mira do të bëhet.....”

NUK E KAM LEXUAR TE GJITHE REZOLUTEN

E pavarësisht qëndrimeve të shprehura, Ksera tha se nuk e ka lexuar të gjithë Rezolutën Çame (e cila i është dorëzuar të gjithë deputetëve të Kuvendit). “Pak nga fillimi e pak nga fundi”, -u shpreh Ksera.

REZOLUTA TE MOS PRISHE BASHKEJETESEN
Ministri theksoi gjithashtu se për minoritarët këto nuk duhet të jenë çështje për të prishur bashkëjetesën.

“Kjo ka ndikuar dhe te shumë të rinj për të ashpërsuar pak politikën, për të na vështirësuar dhe ne politikanëve jetën e përditshme..nuk duhet të jenë çështje që t’i përkasin një deputeti të veçantë”, tha Ministri i Punës, Spiro Ksera.

PAPUNESI? RRITEM NUMRIN E TE PUNESUARVE
Ndryshe nga rezultatet e Institutit të Statistikave, Ksera deklaroi se niveli i papunësisë është 13.1 % dhe se numri i të papunëve nuk është shtuar me 51 mijë (sipas INSTAT), por përkrundazi ka 1600 vende të reja pune.

I pyetur nga gazetari Babaramo mbi këto rezultate të INSTAT, duke iu shmangur përgënjeshtrimit direkt të shifrave, Ksera deklaroi se “Nuk duhet të bazohemi në referimet e opozitës sepse ajo kërkon të përfitojë sa më shumë politikisht”.
“Ne e kemi mbajtur premtimin për vendet e reja të punësimit dhe kjo iniciativë po vazhdon”, -deklaroi ministri Ksera.

Ashtu si edhe Kryeministri Berisha, Ksera ka përkrahur idenë se vendi ka njohur rritje ekonomike dhe se për këtë arsye është shtuar punësimi.
“Në këtë ka ndikuar rritja e ekonomisë, rritja e koncesioneve...rritja e vendosjes së bizneseve greke, e bizneseve të huaja në vend...të gjitha këto kanë thithur kërkesën e punës”, tha Ministri i Punës.

NDJESE PARA DHE TETRAPLEGJIKEVE PER VONESAT E PAGESAVE
Ksera ka hedhur poshtë edhe pretendimin e para dhe tetraplegjikëve të cilët pretendojnë se prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagesën e aftësisë së kufizuar. Sipas ministrit të Punës pagesa e tyre është vonuar vetëm për muajt nëntor dhe dhjetor por tashëm është mbyllur si proces pasi të gjithë janë shpërblyer.

Duke iu referuar këtij fakti ministri publikisht i kërkoi falje kësaj kategorie të shoqërisë për vonesat e pagesës, të cilat duhej të ishin marrë në kohë.

ksera babaramo
(Në foto, gazetari Ilir Babaramo dhe ministri Spiro Ksera në studion e emsionit "5 Pyetjet nga Babaramo)

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)