Përpos miratimit të amendamenteve të Serbisë që shton rolin e UNMIK-ut në Kosovë, Asambleja e Këshillit të Evropës, një humbje këto për shtetin më të ri të Evropës, rezoluta ka edhe një anë të mirë për Kosovën. Në rezolutën e siguruar nga Shqiptarja.com, neni 13 dhe i fundit i saj, përcakton detyrën e Byrosë së asamblesë për të hapur rrugën pjesëmarrjes së delegacioni të Kosovës në KiE.
“Asambleja vendos për të rritur dialogun me Kuvendin e Kosovës dhe i rekomandon Byrosë së saj të modifikojë formatin aktual për bashkëpunim me forcat politike të zgjedhura në Kuvendin e Kosovës, me synimin për të ftuar Kuvendin e Kosovës që të caktojë një delegacion i cili do të siguronte përfaqësimin edhe të komuniteteve të pakicës, përveç shumicës dhe opozitës.”-thuhet në rezolutë.
Burime nga delegacioni shqiptar në Strasburg, thanë për Shqiptarja.com se sot në mëngjes, Byroja ka miratuar rritjen e nivelit të bashkëpunimit, duke u hapur rrugë procedurave për një delegacion me të drejta të plota.
/Shqiptarja.com