Rezoluta e OKB për të dënuar sulmet e Rusisë ndaj Kievit, Tabaku: Lufta në Ukrainë na sjell kujtimet e hidhura nga lufta në Ballkan
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku
Ditën e sotme mbahet dëgjesa në Këshillin e Europës në lidhje me raportin e Eurodeputetit Papandreu që ka shkruar për Ballkanin Perëndimor.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka qenë e pranishme në këtë mbledhje dhe gjatë fjalës së saj vuri në dukje paralelizmin mes luftës në Ukrainë dhe kujtimeve të hidhura që kjo luftë ngjall në Ballkanin Perëndimor, duke rikujtuar tragjedinë e luftërave në ish Jugosllavi dhe masakrat që ndodhën në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.
'Së pari, lejomëni të përshëndes rezolutën që pritet sot të miratohet në OKB për të dënuar sulmet e fundit të Rusisë ndaj Kievit.'- u shpreh në fillim të fjalës deputetja Tabaku.
Ajo theksoi se “për të ecur përpara vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre për çka ka ndodhur! Kjo do të thotë që duhet të ecim përpara drejt integrimit europian dhe përqafiit të vlerave Europiane.”
Më tej Tabaku vuri në dukje se disa nga arritjet që kanë ndodhur në rajonin tonë do ishin të pamundura nëse nuk do të kishte qenë vullneti dhe mbështetja e BE-së. Por, ajo nënvizoi se qasja e vendeve të rajonit duhet të jetë tërësisht e njehsuar me politikat e sigurisë së Bashkimit Europian.
Duke iu referuar betejës mes Rusisë dhe Ukrainës, deputetja e PD nënvizoi se kjo është një luftë mes demokracisë dhe autokracisë.
Ballkani Perëndimor, nënvizoi ajo, nuk mund të jetë streha e vendeve që zvenisin demokracinë; korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut, liria e medias dhe paaftësia për zgjedhje të lira janë shenja dobësie përballë rrezikut autokratik. Prandaj le ta përdorim procesin e integrimit si një mënyrë për të ndryshuar vendet tona dhe rajonin. Si një rrugë drejt demokracisë.
Ndërkohë që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës do të kenë për herë të parë të drejtën e fjalës në Këshillin e Europës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe për sigurinë ushqimore në vend
26 Dhjetor, 12:53
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
O balona tabake mos u bo ti si atëdhetare se ti mi Jorida je një hajdute e ndyr sëbashku me babën tat maskara. Se politikan të rangut tënd e kan katandis Shqiprin në ktë derexhe. Prandaj mos lef pa pushim o balona tabake pa terezi e pa din e iman .
Përgjigju