Rezoluta e PD e përgatitur për tu miratuar
në Kuvend, për integrimin e Shqiperisë

Rezoluta e PD e përgatitur për tu miratuar<br />në Kuvend, për integrimin e Shqiperisë
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI I SHQIPËRISË



R E Z O L U T Ë
Nr. _____/2013

Në respekt të mbështetjes te shumicës dërrmuese të shqiptarëve për anëtarësim të plotë dhe të merituar të Shqipërisë në Bashkimin Europian;

Me mirënjohje për mbështetjen që Bashkimi Europian i ka dhënë  Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, në funksion të konsolidimit të shtetit të së drejtës , parimeve të demokracisë dhe ndërtimit të një ekonomie tregu funksionale

Duke marrë në konsideratë progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, reflektuar në zbatimin e qëndrueshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit;
Duke marrë në konsideratë vlerësimin mbi progresin e arritur nga Shqipëria, në përmbushje të 12 prioriteteve të përcaktuara në Opinionin e Komisionit Europian
Duke marrë  në konsideratë faktin se zhvillimi i zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, i vlerësuar në raportin e OSBE/ODIHR-it dhe në Raportin e Progresit 2013 të Komisionit Evropian, përbën një sukses të qenësishëm për Shqipërinë;

Duke mbështetur dhe vlerësuar si një nxitje për vijimin e reformave, propozimin pa kushte  të Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë;

Duke marrë në konsideratë faktin që dialogu politik i realizuar nëpërmjet, gjithpërfshirjes dhe transparencës,  është kusht  kryesor për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit;

Duke riafirmuar që integrimi në Bashkimin Europian, është axhenda kombëtare dhe qëllimi strategjik i Shqipërisë, si një vend që synon konsolidimin e demokracisë, respektimin e shtetit të së drejtës, garantimin e pavarësisë së institucioneve të pavarura, forcimin e një ekonomie tregu funksional, garantimin dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe minoriteteve, që përbëjnë edhe vlerat kryesore mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian;

 Duke qene të vetëdijshëm për rolin e Kuvendit, si shprehje e vullnetit të popullit, në procesin e integrimit evropian, përfshirë rolin  kontrollues të Kuvendit të domosdoshëm në procesin e integrimit evropian nën frymën e bashkëpuniminit  konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës parlamentare;

Me propozim të Kryetarit te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike ?????


KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

1. Rikonfirmon se integrimi i Shqipërisë në BE është objektivi  madhor i vendit dhe përbën axhendën tonë kombëtare;

2. Vlerëson  rekomandimin e  Komisionit Europian për dhënien e statatusit të vendit kandidat për Republikën e Shqipërisë,
 
3. Konfirmon qasjen e tij, që përparimi në procesin e integrimit të Shqipërisë, bazohet në meritë, në përputhje më reformat dhe arritjet konkrete;


4. Vlerëson mbështetjen që Bashkimi Europian ka dhënë për Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve, në funksion të konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe parimeve të demokracisë funksionale,
 
5. Thekson se marrja e statusit të vendit kandidat brenda dhjetorit të këtij viti, duhet të përbëjë prioritetin kryesor të punës së Kuvendit të Shqipërisë dhe të Qeverisë.


6. Mbështesim Dialogun e nivelit të Lartë Be-Shqipëri  me një pjesmarrje gjithpërfshirëse me focus përmbushjen e 5 prioriteteve kyce të identifikuara nga Raporti i Progresit për hapjen e negociatave për anëtarësim


7. I kërkon Qeverisë  të konsolidojë reformat e arritura që  qëndrojnë në themel të propozimit të Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe t' i avancojë ato , si dhe të thellojë më tej përpjekjet për integrimin në familjen europiane, duke prezantuar një axhendë të qartë/ plan veprimi  kryesisht me fokus përmbushjen e 5 prioriteteve të Komisionit Europian, të riformuluara në Progres Raportin e fundit si dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në një proces gjithpërfshirës dhe të përshpejtojë procesin e celjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian.


8. I kërkon Qeverisë  të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për forcimin e shtetit të së drejtës dhe parimeve të demokracisë funksionale, vecanërisht për:

a) mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
b) ekzekutimin e vendimeve te gjykatave
c) mbrojtjen e garancive kushtetutese të nëpunësve të administratës publike;
d) konsolidimin dhe mbrojtjen e autonomisë lokale
dh) luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit
e) mbrojtjen e lirise ekonomike dhe stabilitetit te ekonomise se vendit; si dhe
f) garantimin e një bashkëpunimi konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

 9. Kuvendi  angazhohet të  garantojë dhe fuqizojë integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kushtetuese dhe te pavarura si Keshilli I Larte I drejtesie, Prokuroria e Pergjithshme, Inspektoriati I larte I Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurise, Policise se shtetit, Kontrollit te larte te Shtetit, Instat, Autoriteti I mediave Audovizuale etj , dhe I kërkon qeverisë të bëjë të njëtën gjë.
 
10. Angazhohet të shqyrtojë me prioritet dhe në një proces të gjerë konsultimi, kuadrin ligjor që synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian, si dhe të gjitha nismat të cilat janë pjesë e axhendës reformuese të integrimit të Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën dhe acquis e Bashkimit Europian.

11. Thekson rëndësinë e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin integrues të vendit, duke u bërë pjesë integrale kryesisht në përmbushjen e 5 prioriteve të caktuara nga Komisioni Europian në Progres Raportin 2013;

12.  Unanimisht i kërkon Vendeve  Anëtare të Bashkimit Europian që të mbështesin propozimin e Komisionit Europian për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, si dhe të ardhmen europiane të vendit tonë.


Miratuar, më datë _____/11.2013.
 
Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici