PRISHTINE- Republika e Kosovës rrezikon që ta “zëvendësojë” statusin aktual me një status krejtësisht tjetër, gjë të cilës iu ka hapur dera me miratimin e Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në kohën kur deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të mbështetur nga ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kanë thënë “po” rezolutës, e cila i hap rrugë bisedimeve mes dy vendeve, siç kanë raportuar mediet serbe, autoritetet e këtij vendi kanë hartuar platformë për bisedime me Kosovën.
E pikërisht me këtë platformë është paraparë që në kuadër të, siç thuhet, zgjidhjes së statusit të Kosovës, Beogradi zyrtar t’i sjellë në tryezën e bisedimeve dy opsione të njohura me “Të Drejtën Ndërkombëtare” – modelin e Tirolit Jugor dhe atë Epenit në Belgjikë.
Përveç kësaj, mediet në vend së fundi kanë raportuar se Qeveria gjermane është duke e parë modelin e dy Gjermanive si të mundshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, përderisa pala serbe është duke i precizuar gjërat, në Rezolutën e PDK-së dhe AAK-së nuk thuhet asgjë e ngjashme. Aty vetëm se i jepet “viza” Qeverisë së Kosovës që të futet në bisedime, por nuk parashihet asnjë segment që ka të bëjë me rezultatin e bisedimeve dhe kushtet e Kosovës.
Kjo situatë, sipas deputetëve opozitarë, ia ka mundësuar Qeverisë së Serbisë që t’i hyjë aventurave të reja karshi statusit të Kosovës, përfundimi i të cilëve, siç thonë ata, do të jetë fatal për palën kosovare.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se çfarëdo trajtimi i çështjes së Kosovës në bisedimet me Serbinë pa kushte nga pala kosovare nënkupton pranimin e strategjisë së palës tjetër, që sipas tij, mund të përmbajë edhe modele të caktuara për “ndryshimin” e statusit të Kosovës.
“Kosova nëpërmjet qeverisë vetëm e ka thënë një fjalë, kjo fjalë është do të marrim pjesë në negociata. Nuk ka platformë, nuk na ka treguar çfarë do të bisedojë, bashkësia ndërkombëtare po thotë për veriun, këta po thonë po, Serbia në anën tjetër ka strategji dhe platformë dhe e di ku ka me dalë”, thotë Konjufca.
Ai thotë se do të ishte e tmerrshme sikur të pranohej cilido nga modelet e paralajmëruara nga Serbia, si pjesë e platformës së këtij vendi, ndërsa thekson se në rastin e Tirolit Jugor, Kosova do të ishte Tiroli, i cili është nën sovranitetin e një shteti tjetër.
Ndërkaq, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se modelet që pretendohen si “pasuese” të statusit të Kosovës, janë të njohura nga pala kosovare, meqenëse, siç thotë ai, ato janë paraqitur në një formë tjetër gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës.
“Qytetarëve duhet t’iu kujtohen afatet shtesë nën udhëheqjen e ambasadorit gjerman Ishinger, i cili është munduar të sjellë modele alternative me mundësi edhe të ndarjes së Kosovës përmes një dialogu politik në atë kohë që është kundërshtuar nga Kosova, natyrisht. Statusi i Kosovës është shpallur nga deputetët më 17 shkurt 2008, dhe është i panegocimeshëm, i padialogueshëm, i pacenueshëm”, thotë ai.
Ai thekson se platforma kosovare e bisedimeve duhet ta përjashtojë prekjen e sovranitetit të territorit dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës.
“As modeli gjermano-gjerman, as modeli belg i autonomisë territoriale për pakicën gjermane, as modeli i Tirolit për pakicën italiane në Austri, nuk janë modele funksionale në raport me Kosovën dhe janë të paqëndrueshme”, thekson deputeti Haziri.
Por, qeveritarët e vendit nuk duan të flasin për mundësinë e përballjes me platformën serbe, ku parashihet së “statusi i ardhshëm” i Kosovës të jetë sikurse ai i Tirolit Jugor apo Epenit në Belgjikë. Megjithatë, i pyetur pse nuk është futur platforma për bisedime në Rezolutën e PDK-së, meqenëse pala kosovare nuk ka platformë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se Rezoluta ka bazë të mjaftueshme për bisedime.
“Është theksuar qartë në rezolutë se nuk ka dialog për çështje tani më të përfunduara, si pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial”, ka thënë shkurt ai.
Arifaj: Serbët po shohin ëndrra
Analisti politik, Ardian Arifaj, thotë se autoritet serbe në raport me bisedimet janë tërësisht në mjegull, dhe po sillen sikurse të ishin të shkëputur nga çdo “cep” i botës.
“Platforma e Serbisë është një fontanë dëshirash, që pothuajse nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin. Temat e tilla, jo Kosova po edhe bashkësia ndërkombëtare nuk i përkrah për bisedime. Prandaj, Serbia nuk është një hap përpara, e para, e dyta Rezoluta që është miratuar sot, edhe pse nuk është platformë i përcakton disa kontura shumë të qarta për çfarë mund dhe për çfarë nuk mund të bisedohet”, thotë ai.
/Shqiptarja.com