TIRANE- Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën ku kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Me 49 vota pro, asnjë kundër e me vetëm një abstenim, Komiteti i Jashtëm i PE miratoi rezolutën e hartuar nga raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç. Përmes kësaj rezolute me 4 faqe, i kërkohet Këshillit të Europës të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë statusin e vendit kandidat për në BE. Në rezolutën e përgatitur nga raportuesi i PE Vuljaniç thuhet se “Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm, pasi vendi ka vazhduar të japë rezultatet konkrete në fusha kyçe të reformave”.
Deputetët kanë diskutuar për rrugën që ka bërë Shqipëria për tu integruar. PE kërkoi bashkëpunim mes opozitës e mazhorancës, duke vlerësuar sidomos tranzicionin paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të qershorit. Eurodeputetët thanë se nuk u intereson kush e qeveris Shqipërinë, por duan që të shohin plotësimin e kritereve. Rezoluta njeh përparimet e bëra nga Shqipëria drejt përmbushjes së objektivave të integrimit dhe veçanërisht arritjen e reformave të kërkuara nga Brukseli ndërsa theksohet se ka ende shumë punë për t’u bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht në reformën e administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisë së sistemit gjyqësor. “Qeverisë i është kërkuar të bashkëpunojë më opozitën.
Qeveria e vjetër pati një trazicion paqësor. Kemi një opozitë që pranon rezultatin e zgjedhjeve. Kam një parandjenjë se e gjithë kjo procedurë të jep idenë se statusi u vonua vetëm që të vinte në pushtet një qeveri tjetër. Grupi socialist duhet të punojë më shumë. Do të ketë bashkëpunim deri në rezolutën përfundimtare”, thanë deputetët e PE. Kërkohet të përmirësohet dhe forcohet puna e autoriteteve që merren me të drejtat e njeriut, si Avokati i Popullit e Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, të qartësohet roli dhe kompetencat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të monitorohen të gjitha strategjitë antikorrupsion. Rezoluta kërkon të bëhen përmirësime në luftën kundër krimit të organizuar dhe në metodologjinë hetimore. Duke mbështetur propozimin e Komisionit Europian, rezoluta “i bën thirrje Këshillit, të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë asaj statusin kandidat”.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com