Skuadra e Tiranës ka shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo për shkak të rezultateve të dobëta gjatë ndeshjeve të fundit.

Shkarkimi vjen menjëherë pas skualifikimit të bardhebluve nga Kupa e Shqipërisë. Kryeqytetasit humbën me rezultatin 0-1 kundër Korabit të Peshkopisë.