Pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ka reaguar edhe raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckenstein. Ai thotë se do vijojë të jetë i lidhur me Europën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Sipas rezultateve paraprake unë nuk do të kthehem më në Parlamentin Europian, por do vazhdoj të jem i lidhur me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion në javën e ardhshme", shkruan Fleckenstein.