Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa.
“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.
PZAP njofton se “Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.
Ankesë në PZAP kanë dërguar edhe partitë e komuniteteve joserbe, duke kërkuar anulimin e votave që partitë boshnjake dhe rome kanë marrë nga votuesit serbë, duke argumentuar se Lista Serbe, ka ndihmuar dy parti që të fitojnë mandate në kuvend, atë të komunitetit boshnjak “Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq” dhe “Inciativa Rome” nga komuniteti rom.
Sipas rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 vende në kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 19, Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar tetë deputetë. Ndërkaq nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar dhjetë mandate dhe nga dy mandate në Kuvendin e ri të Kosovës kanë fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Iniciativa Rome. Koalicioni Vakat, Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Inciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim, kanë fituar nga një mandat.
Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar ne ora 11:25 ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor, 15:12
-
Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm
19 Nëntor, 16:24
-
Jashari 'ëngjëll dhe djall', Kosova mposht me vështirësi Lituaninë! UEFA nis hetim për ndeshjen në Bukuresht
19 Nëntor, 15:20
-
Skandali në Rumani/ FFK: Thirrjet raciste 'Kosova është Serbi', e ofendimet të pranishme gjithë ndeshjen, futbollistët mbrojtën dinjitetin e shtetit të tyre! UEFA të veprojë
16 Nëntor, 11:38
-
Transferta me Rumaninë, Foda i Kosovës njofton ndryshime: Luajmë vetëm për fitore
15 Nëntor, 14:33
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor, 12:16
-
'Panucci më ftoi në Kombëtare, ia lashë derën hapur', Edon Zhegrova: Takova Vokrrin dhe zgjodha menjëherë Kosovën
12 Nëntor, 14:11
-
Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit
11 Nëntor, 15:30
-
Kosovë/ Drafti për asocacionin nuk do dërgohet në kushtetuese, qeveria: Non paper, jo detyrues! Serbia s'e ka pranuar
9 Nëntor, 22:29
-
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
3 Nëntor, 16:08
-
Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë përplasen në OKB! Gërvalla: Qytetarët u çliruan nga bandat kriminale! Gjuriç: Po diskriminohen serbët në veri
30 Tetor, 18:47