Kjo edhe në zona ku fitorja e Xhelilit konsiderohej mjaft e rendësishme në Dibrën tradicionalisht të djathtë.
Në njësitë administrative, Melan dhe Selishtë, Muharrem Rama ka përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2015, ku fitues ishte kandidati i së djathtës, Ilir Krosi,
Më e thellë ka qenë fitorja e së majtës në Maqellarë dhe Luzni. Në Luzni vërehet e njëjta tendencë. Numri i votuesve ishte thuajse i njëjtë me atë të vitit 2015, por diferenca është shumë më e madhe në favor të së majtës.
Ndërsa në Maqellarë kandidati i majtë ka thelluar rezultatin fitues të 2015-ës me një diferencë prej 588 votash.
Vetë qyteti i Peshkopisë ka votuar sërish bindshëm për PS. Muharem Rama ishte në avantazh me 1232 vota diferencë ndaj Sherefedin Shehut.
Por nuk ka qenë e njejta gjë në Kalanë e Dodës, ku këtë vit ka fituar e djathta ndryshe nga zgjedhjet e kaluara.
Shehu ka qenë në avanantazh me 176 vota. Megjithatë numërimi ende nuk ka përfunduar për të bërë edhe krahasimin me njësitë e tjera administrative.
Selishtë
Konkretisht në Selishtë, në zgjedhjet e vitit 2015 kandidati Ilir Krosi do të fitonte përballë Shukri Xhelilit me 158 vota diferencë, ndërsa në këto zgjedhje kandidati i së majtës Muharem Rama ka arritur të kthejë rezultatin dhe të fitojë me 50 vota diferencë.
Në zgjedhjet e vitit 2015, nga 754 vota që ishin në total, kandidati i së djathtës Ilir Krosi mori 456 vota ndërsa Shukri Xhelili 298. Ndërsa në zgjedhjet e djeshme, nga 819 vota, Muharrem Rama arriti të marrë 423 vota ndërsa Sherefedin Shehu 373 vota.
Melanë
E njëjta situatë është edhe në Melanë. Nga 1934 vota në total, Muharrem Rama arriti të fitojë me 178 vota diferencë. Për kandidatin e majtë kanë votuar 1056 votues, ndërsa për Sherefedin Shehun 878 vota. Ndërsa në zgjedhjet e 2015-ës nga 1673 vota në total për shukri Xhelili shkuan 794 ndërsa për Ilir Krosin e së djathtës 879. Pra një fitore e kandidatit të djathtë me 85 vota diferencë.
Maqellarë
Ndërkaq fitore më e thellë e kandidatit të së majtës krahasuar me zgjedhjet e shkuara është regjistruar edhe në Maqellarë dhe Luzni. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit të vitit 2015 kandidati i majtë Shukri Xhelili ka fituar kundrejt Ilir Krosit me 75 vota diferencë në Maqellarë. Nga 4635 vota në total kandidati i majtë ka siguruar 2355 prej tyre, ndërkohë që e djathta ka marrë 2280 vota.
Nga numërimi i kutive të votimit të djeshëm në total janë 5526 vota prej të cilave 3057 janë për Muharem Ramën dhe 2469 për Sherefedin Shehun. Kandidati i majtë ka thelluar rezultatin e zgjedhjeve të 2015-ës me një diferencë prej 588 votash.
Luzni
Në Luzni vërehet e njëjta tendencë. Numri i votuesve ishte thuajse i njëjtë me atë të vitit 2015, por diferenca është shumë më e madhe në favor të së majtës. Në 2015-ën nga 1185 vota në total Xhelili ka marrë 600 ndërsa Krosi 585, pra diferenca ishte 15 vota.
Ndërsa nga numërimi i fletëve të votimit të djeshëm nga 1237 vota në total, Rama ka siguruar 826 kundrejt 411 të Shehut. Diferenca është e dukshme, 415 vota më shumë për kandidatin e majtë, duke ju referuar edhe faktit që në zgjedhjet e 2015-ës në garë ishin 5 kandidatë.
Peshkopi
Qyteti i Peshkopisë ka votuar sërish bindshëm për kandidatin e majtë Muharem Rama me 1232 vota diferencë ndaj Sherefedin Shehut. Dy kandidatët kanë marrë respektivisht; 4855 vota për Muharem Ramën dhe 3623 për Sherefedin Shehun. Edhe në zgjedhjet e kaluara, e majta kishte siguruar fitoren me 4113 vota për Shukri Xhelilin dhe 3766 vota për Ilir Krosin.
Kala e Dodës
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, në Kalanë e Dodës ka fituar e djathta. Sherefedin Shehu i PD ka marrë 498 vota, ndërsa Muharem Rama 322 vota. Në zgjedhjet e kaluara në njesinë administrative të Kalasë së Dodës fitoi e majta me Xhelilin me 425 vota, kundrejt 419 votave që mori kandidati i djathtë.
Redaksia Online
Al.Ç/Al.N/Shqiptarja.com