Policia ka bërë të mundur ndalimin e dy personave të shpallur në kërkim  të dënuar me 12 dhe 3 vite burg.

H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq ishtë dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Sarandës për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërsa A.M., 29 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me 3 vite e muaj burg pasi akuzohet për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.