Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin e Osumit mbrëmjen e së shtunës. Viktima e identifikuar si Drita Breganaku nga Uznova e qytetit të Beratit, rezultonte e humbur, pasi prej dy javësh ishte larguar nga banesa e saj.

Trupi i 48-vjeçares u gjet buzë lumit në afërsi të fshatit Sheq, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhunë apo dëmtime të tjera në trupin e viktimës, dhe dyshohet se është vetëmbytur në lumë.