Rezultuan me COVID-19, Kina vret 3 mace shtëpiake 

Rezultuan me COVID-19, Kina vret 3 mace shtëpiake 

Foto ilustruese

KINË- Tre mace shtëpiake që rezultuan pozitive me koronavirusin u vranë në qytetin verilindor kinez të Harbinit, kështu raportuan mediat vendase të lidhura ngushtë me qeverinë. Mirëpo kjo ngjarje shkaktoi shumë zemërim tek qytetarët, duke çuar në një reagim të ashpër në mediat sociale. 

Ndërkohë edhe pronari i maceve rezultoi me COVID në 21 shtator, rapotoi Beijing News. Një punonjës i qendrës shëndetësore është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë recetë për trajtimin e virusit tek kafshët, prandaj ishin të detyruar t’i vrisnin macet, për shkak se qeveria po kujdeset që mos të shpërthejë një valë tjetër pandemie. 

"Ndoshta nuk ka asnjë trajtim mjekësor profesional për kafshët e infektuara me koronavirusin e ri," tha një punonjës i komunitetit në një intervistë me Pekin News. Por më vonë, Pekin News e fshiu artikullin nga rrjetet e saj sociale. 

Kina ka kufizuar shpërthimin e valëve të tjera të pandemisë përmes testimeve masive dhe masave anti-COVID në të gjitha komunitete, edhe në rastet kur raportohet vetëm për disa raste pozitive me virus.

Feng Zijian, një studiues në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se macet shtëpiake duhet të vriten nëse ato rezultojnë pozitive më COVID, sipas raportit të Pekin News të martën.

Vanessa Barrs, një profesoreshë në City University of Hong Kong e specializuar në shëndetin dhe sëmundjet e kafshëve, tha se rreziku i transmetimit nga kafshët shtëpiake të infektuara te njerëzit është i ulët.

"Deri më tani, në të gjithë pandeminë, nuk ka pasur raporte të konfirmuara për kalimin e infeksionit nga macet te njerëzit. Situata është shumë e ndryshme për macet dhe qentë shtëpiakë dhe mund të gjendjen zgjidhje të tjera për to”, tha ajo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis