Riad, ambasadori shqiptar
kërkon fonde për turizmin

Riad, ambasadori shqiptar<br />kërkon fonde për turizmin
RIAD – Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet për të shtuar bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe ekonomisë me Arabinë Saudite. Tirana ka ftuar Princin Sultan bin Salman, përgjegjës i Komisionit për Turizmin dhe Antikitetin, që të vizitojë personalisht Shqipërinë dhe të shikojë vetë produktet turistike dhe shërbimet “e një niveli ndërkombëtar” që ofron vendi, citojnë mediat arabe ambasadorinë shqiptar në Riad, Admirim Banaj.

Duke iu referuar një bashkënunimi të mundshëm në fushën e turizmit, Banaj tha se Shqipëria tashmë e ka shprehur gadishmërinë e saj për të institucionalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite, shkruan ArabNeës.com

“Të dyja palët janë, në fakt, duke punuar mbi firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi në fushën e kulturës, artit dhe shkëmbimit të informacioneve”, tha ambasadori Banaj.

Siç kujtojnë mediat arabe, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë në 8 muajt e parë të 2011 u rrit me 200% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2008. “Sot, Shqipëria është një nga vendet më interesante në atë pjesë të botës, me një histori të pasur, një tokë legjendash, heronjsh, civilizimi antik dhe bukurie te paprekur me kulturë dhe tradita islamike”, tha Banaj. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)