Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën e Maliqit, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Vatrat e zjarrit në zonën e fushës së Maliqit është riaktivizuar dhe deri më tani janë përfshirë nga flakët toka e torfës dhe tokat me kashtën e grurit. Ndërsa forcat zjarrfikëse janë mbërritur në terren, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se sipërfaqja e zjarrit është shumë e madhe dhe e vështirë për tu vënë në kontroll, megjithëse disa grupe të zjarrfikës së Maliqit ndodhen në terren për të lokalizuar flakët masive që kanë shpërndarë re tymit, të cilat duket prej shumë km larg.

Vatra aktive është në fshatin Sheqeras, ku flakët po shpërndahen gjithnjë e më shumë, pasi favorizohen dhe nga era, duke vështirësuar kështu punën e zjarrfikësve të cilët e kanë tejet të pamundur të punojnë në një terren të tillë.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion