Emigrimi masiv i popullsisë në zonën veriore të vendit, vetmia mes të cilës jetojnë dhjetëra të moshuar në fshatrat e thellë, kryesisht në Pukë e Fushë Arrëz, ka bërë që fenomenin shqetësues ta ndjejë edhe Kisha Katolike.
Frat Andreas Valterman është një prift gjerman, prej vitesh ka bërë të pamundurën që fshatrat e zonës ku ai shërben, të jenë të banuara duke ofruar bursa për studentët, ndihmuar në krijimin e fermave dhe ka ndërtuar dhjetëra banesa, të cilat sot fatkeqësisht kanë mbetur bosh.
Kleriku katolik thotë se mungesa e infrastrukturës dhe mundësia e një pune i ka detyruar të rinjtë të ikin dhe në një pjesë të madhe, edhe gjithë familjen.
Drama sociale me të cilën po përballet veriu i vendit ka sjellë edhe rënien e shërbimit arsimor, atë shëndetësor dhe shërbimeve të tjera komunitare, çfarë po detyron dhe të mbeturit ende atje të mendojnë largimin.
Për priftin gjerman, jeta në vendlindje është shumë më e qetë se në emigrim. Ndaj, mes zymtësisë dhe dilemave që e shoqërojnë çdo ditë në shërbesat e tij, Frat Andreas ka edhe një thirrje, që e bërë nga një i huaj kumbon fort.
Komente











Mire thoni ju o vella,por aty vetem pallate,rezorte,call centers,lokale,kafene dhe autostrada ndertohen dhe ne ato zona ku ju sherbeni,sic thoni dhe vete edhe ato mungojne.Ka disa punishte e manifaktura te nivelit te shek.XIX,ka disa miniera te te njejtit nivel si dhe zyra,/ZYLO/ e burokraci sa te duash,nuk po flasim per korrupsionin.Por ama nuk ka industri te renda e te lehta,nuk ka kombinate,uzina,fabrika.Ka dhe nje diference te madhe pagash mes shtresave,p.sh mes pagave te deputeteve e zyrtareve te larte e pjeses tjeter te popullsise.Ju jepni bursa,veprim per t'u lavderuar,po ku t'i vene ne perdorim diplomat?! Ju thoni se s'ka si atdheu e s'duhet braktisur,kurse nena ime thote qe atdheu duhet te te mbaje(jo ne kuptimin e free ride).Keta shqiptare qe ikin e duan atdheun,nuk duan t'a braktisin,por atdheu duhet t'i mbaje,duhet t'ju jape nje shprese,nje arsye qe te mos largohen.Shikoni ju ndonje nga keto te dyja ne horizont?
Përgjigju