Kampi i Gjadrit në Shëngjin, i ngritur pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për akomodimin e refugjatëve azilkërkues, do të presë sërish emigrantë.
Pas vendimit të Gjykatës së Romës, që detyroi Italinë të kthejë mbrapsht 16 emigrantët e parë që mbërritën në mesin e tetorit, javën e ardhshme pritet të vijnë sërish emigrantë.
Corriere della Sera thotë se anija “Libra” do të rinisë të hënën operacionin 20 milje larg Lampedusa për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujërat e Mesdheut, dhe pas skanimit të parë në bord do të transportohen drejt Shqipërisë ata që janë “të përshtatshëm”, vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta.
Ne shkrim Corriera Dela Serra evidenton se “vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedurat e përshpejtuara” nuk mund të zbatohen për migrantët që vijnë nga vende të treta, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia, dhe jo nga legjislacioni evropian.”
Për të zgjidhur ngërçin, më 21 tetor kryeministrja Girgia Meloni nxori një dekret ku përditësonte listën e vendeve të sigurta duke e imponuar si prioritare në hierarkinë juridike në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropiane. Dekreti synon të heqë përfundimisht barrierat për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për sjelljen në Gjadër të emigrantëve azil-kërkues nga vendet e treta.
Ndërkohë në kampin e Gjadrit, të mbetur pa “mysafirë” prej dy javësh për shkak të ngërçin qeveri-gjykatë në Itali, vijojnë të qëndrojnë stafi: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët.
G.M./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
Lezhë/ Hapi llogari në TikTok dhe fyente një të re dhe familjarët e saj, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Shkodra (EMRI)
21 Janar, 11:26
-
Stadiumi “Besëlidhja” do shembet! Ndreu: Në vend të tij, parking nëntokësor! Nëse nuk financon Qeveria, Bashkia e Lezhës do kërkojë kredi
20 Janar, 11:48
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
dmth edhe per keto emigrante u paguaka nga BE jo Italia dhe nuk qenka marreveshje dypaleshe qe mbkqyret vetem nga legjislacioni shqiptaro italian po te pakten tu behen kurse profesionale te mund te punesohen ne industrine fason qe ka aq nevoje per krah te lire pune
PërgjigjuKëta nuk janë emigrantë, por janë pengje që do mbahen si skllevër kundër dëshirës në këto kampe pune.
Përgjigju