Riaktivizohet një vatër zjarri në Malin e Tomorrit! Zjarrfikësit vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të lartësisë dhe terrenit malor, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Temperaturat e larta dhe era fortë kanë riaktivizuar një vatër zjarri në Mali e Tomorrit. Bëhet me dije se vatra e zjarrit është ndezur në një shpat mali në 1800 metra lartësi. Për pasojë është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë mundur shuarjen e flakëve.

Vatra zjarri përfshinë Malin e Tomorit javën e kaluar, duke djegur 25 hektar pyll me pisha në kurorën e gjelbër, që është zonë e mbrojtur. Flakët u vunë nën kontroll 3 ditë më parë, por u rindez sërish për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik