Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Mjeshovë në Berat, shkrumbohen 7 ha me pisha! Zjarri i qëllimshëm

Riaktivizohet pas 24 orësh zjarri në kodrat e pyllëzuar të fshatit Mjeshovë të Beratit, duke u shtrirë në pyllin me pisha të fshatit Metohë, që ndodhet në kufi me Mallakastrën.

Efektivët e Repartit Zjarrëfikës kanë vijuar për 24-orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë, ku është e pamundur ndërhyrja në zonë me mjete, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e Reparteve Zjarrëfikëse të Mallakastrës.

Edhe  pse i fikur prej 24-orësh, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar nga era, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha e shkurre. Deri më tani mësohet se janë shkrumbuar rreth 6 ha me pisha e shkurre në zonën më të gjelbëruar të malit Shpirag. Burimet policore bëjnë me dije se zjarret në këtë zonë kanë qenë të qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
U rrezikuan banesa, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes

 

Është vënë nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes. Mullari i barit i djegur nga pakujdesia, rrezikoi disa banesa. Menjeherë është bërë shkëputja e energjisë elektrike dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve zjarri është vënë nën kontroll. Kjo lagje është e mbipopulluar me familje fermere dhe vendosja e ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik .

Ora 14:37
Përfshihet nga zjarri një kodër me ullinj dhe shkurre në Patos, forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë në vendin e quajtur Ofiçinë e Vjetër në Patos,. Flakët kanë avancuar duke djegur disa rrënjë ullinj si dhe shkurre aty pranë zonës. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Edhe banorët kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'