Zjarri është riaktivizuar sërish në fshatrat Zimaj dhe Kalivac të Lezhës, duke rikthyer shqetësimin për banorët e zonës.

Strukturat e emergjencave dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen prej orësh në terren, ndërsa vijojnë punën për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Gjatë pasdites, për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopter.

Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve dhe shmangien e çdo rreziku për zonën e banuar.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ Flakët dalin jashtë kontrollit në Tërbun të Pukës, digjet një banesë! Rrezikohet ‘kurora’ e qytetit! Problematike edhe vatrat në Fier