Situata në Frakull të Fierit është qetësuar. Pas zjarrit që shkretoi një masiv në kodrat e Frakullës dhe 5 fshatra të tjerë, sot ka vetëm një pikë zjarri ku po ndërhyjnë 30 trupa të Forcave të Armatosura.

Pavarësisht se gjendja është e qetë deri më tani, masivi i pishave rrit rrezikun e riaktivizimit të flakëve.

Nga zjarri që nisi pasditen e së premtes dhe vijoi deri të shtunën, u bë edhe ndërhyrja nga ajri me avionë “Air Tractor” për të neutralizuar flakët. Pati edhe evakuime, por më vonë të gjithë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar në Daullas që kishte ndezur zjarr për të djegur barishte, por i doli situata nga kontrolli. Por, autori i zjarrit masiv ende nuk është identifikuar.

Lajm në përditësim...