Riatdhesimi i 19 shqiptarëve nga Al Hol, Gledis Nano: Në kamp janë edhe 30 familjarë, s'janë identifikuar ende

Në kampin famëkeq Al Hol në Siri kanë mbetur  rreth 30 familjarë. Kështu deklaroi kreu i Antiterrorit, Gledis Nano teksa dha informacione për Report TV lidhur me riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijëve shqiptarë nga “Al Hol”. 30 familjarët që kanë mbetur në kamp, Nano tha se ende nuk janë identifikuar por po punohet për rikthimin e tyre nëpërmjet një operacioni të 4.

“Operacioni ka qenë i vështirë dhe për hir të së vërtetës operacioni vështirësohet por në aspektin e sigurisë mbetet ende vështirësia apo mund të themi se ka pasur rritje të shkallës së vështirësisë.  Janë 30 familjarë të tjerë, por rëndësi mbetet identifikimi i tyre”, tha Nano.

Të gjithë të ardhurit Nano tha se janë shqiptarë. Një pjesë e fëmijëve nënvizoi kreu i antiterrorit, kanë lindur atje.

Pyetje-përgjigje:

Janë vetëm shtetas shqiptarë, janë identifikuar më parë nga ana jonë. Rialokuar apo tranfesruar nga kampi roj, janë transferuar në kampin roj në këtë operacion. Janë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët nga sot fillojnë një proces riintegrimi ku  do të jenë të përfshirë disa institucione.

Operacioni ka qenë i vështirë por thjeshtësohet dhe kemi më tepër avantazhe në drejtim të bashkëpunimit me agjecitë e tjera ligjzbatuese por në aspektin e sigurisë mbetet akoma vështirësia apo mund të themi se ka pasur një rritje të shkallës së vështirësisë për shkak të problematikave që shfaqen në terren nga grupet terroriste.

A i kishit kapacitete?

Ka qenë operacioni i 2, dhe  i pari kur riatdhesuam alvin berishën e njëjta gjë ndodhi u nisëm për shumë pak por për shkak të vëhstirësive në terren u zgjat. Këtë herë në fakt përveç të papriturave nuk kemi pasur poroblematika dhe ka qenë pothuajse e llogaritur koha e udhëtimit drejt libanit më pas sisrisë dhe kthimit

Sa shqiptarë janë?

Janë rreth 30 familjarë të tjerë sipas informacioneve që disponojmë. Por mbetet identifikimi i tyre në kamp.

Shumica janë të mitur?

Një pjesë kanë lindur atje, por jam shpresëplotë sepse kemi ndjekur procesin e riintegrimit të atyre që u riatdhesuan vjet. Smund të them që ky proces do të mbarojë menjëherë. Është proces që kërkon kohë dhe duhet të kemi durim. 


Lajmi kryesor:

Riatdhesimet nga Al Hol, flasin ekskluzivisht për Report Tv Konsulli i Shqipërisë në Liban dhe Kreu i Anti-terrorit: Ka edhe 30 familjarë në kamp, Eva Dumani s'do të rikthehet


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja