Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Ylli Gurra: Komuniteti Mysliman duhet të mbajë përgjegjësi për ta! Ka ende xhami që nuk i kontrollon, janë dhënë para për heshtjen

TIRANË-Për ish-Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka përgjegjësinë e tij për atë që ndodhi me disa besimtarë që shkuan në Siri për të luftuar me ISIS. Sipas tij fakti që ende ka xhami që nuk e njohin autoritetin e Komunitetit Mysliman përbën një dështim për të vetë institucionin. Gurra nuk la pa përmendur edhe 'korrupsionin fetar' kur foli për këtë problematikë.

Duke e konsideruar një lajm shumë të mirë kthimin e 19 shqiptarëve nga Siria dje, Gurra, i cili ka qenë edhe kandidat për kreun e KMSH-së thotë se vetë komuniteti duhet të ishte i pari që të interesohej për fatin e tyre pasi në Shqipëri në gjithë këto vite forcërisht janë ndërtuar xhami, është imponuar ideologji dhe pastaj forcërisht janë dërguar në Siri edhe gra që nuk e kishin idenë se çfarë i priste atje.

"Ky është një lajm shumë i mirë që 19 persona u kthyen në gjirin e familjeve. Me kthimin e Alvin Berishës, pastaj me Floresha Rashën dhe fëmijët e saj e Endri Dumanit dhe tani kemi operacionin e djeshëm.  Kemi Eva Dumanin e cila ka thënë që nuk do të kthehet. Të mos harrojmë se atje ka presione, kërcënime deri edhe me jetë.  Atje deri vitin e kaluar kanë qenë deri në 70 mijë brenda në kamp, të cilët rrethohen pa një autoritet shtetëror. Vetëm organizatat e huaja i mbajnë në jetë.  Mendohet se janë 140 shqiptarë atje. I takonte në radhë të parë Komunitetit Mysliman që të kërkonte kthimin e tyre. Në rastin konkret është një damkë mbi supet e komunitetin ndaj edhe duhet të dalin për zot.  Përballë këtij realiteti kaq shqetësues komuniteti jo ka heshtur për. Janë dhënë para për heshtjen", tha ai

"Komuniteti Mysliman i këtij vendi qëndron me kontributin e myslimanëve në Shqipëri. Ndaj për raste të tilla komuniteti ka detyrimin fetar, institucional, që më e pakta të interesohej dhe të ishte bashkëpunues me shtetin. Ka pasur kërcënime dhe komuniteti nuk ka vepruar dhe nuk e ka kthyer kokën atë kohë tek ata që organizuan të tilla ikje në Librazhd, apo Pogradec apo qytete të tjera. Ka pasur informacione të sakta, ka pasur edhe denoncime të forta. Kjo nuk ka ardhur në një ditë.

Ne jemi deri aty sa edhe objekte kulti pa leje, që edhe nuk e njohin institucionin e Komunitetit Mysliman. Ka pasur korrupsion fetar. Pse nuk kontrollohet xhamia e  Unazës së Re që vijon të jetë problematike", tha ndër të tjera ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar: 02/08/2021 14:50

    cfare flet more hoxhe idiot. ata tashme duhet te trajtohen ne menyren me strikte nga shteti shqiptar ... shihe si i trajtopn EU ku do te njesohesh dhe ti mor koke carcaf ... se ishin lene ne duart e extremizmit dhe trushpelarjes religjoze (dhe karagjoze bashke) pa shkuan ne ate fe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës