Riatdhesohen 161 shqiptarë! 'Lasgushi' sjell 121 persona në Rinas, në Shkodër mbërrijnë 40 të tjerë nga Mali i Zi

Deri në këto momente 161 shqiptarë kanë prekur tokën mëmë duke u riatdhesuar nga Zvicra dhe Mali i ZI, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes pritet të vijnë edhe 116 shtetas nga Franca.

121 shqiptarë, mes tyre një bebe, janë riatdhesuar gjatë pasdites nga Gjeneva. 'Lasgushi' preku tokën shqiptare në Rinas në orën 17:00 duke sjellë në shtëpinë e tyre shtetasit e mbetur të bllokuar në Zvicër pas mbylljes së kufirit në kushtet e emergjencës në luftën ndaj koronavirusit. 

Edhe nga Mali i Zi, gjatë orëve të mbrëmjes, u riatdhesuan 40 shqiptarë. Ata punonin në Malin e  Zi, por pas mbylljes së kufijve dhe situatës së krijuar nga COVID-19, ato u sollën me autobusë të posaçëm drejt Shkodrës. Dërgimi i shqiptarëve u bë nga pika kufitare e Hanit të Hotit me një autobus, që ishte vënë në dispozicion nga një qytetar shkodranë. Disa prej tyre jetojnë në Durrës, Tiranë e Vlorë, por të gjithëve iu është siguruar transporti për t'i çuar në banesat e tyre.

Të gjithë personat që riatdhesohen u kërkohet që të njoftojnë një familjarë të tyre, të vij t'i marrë! Ata plotësojnë një formular ku shënohet emri i personit dhe targa e makinës që e pret shtetasin e ardhur nga jashtë vendit, të cilën policia e shteti në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe atë të Brendshme, e pajis me një leje të posaçme për të udhëtuar gjatë 'shtetrrethimit'.

Gjatë mbrëmjes së sotme pritet që nga Lioni i Francës në orën 23:00 të nisen edhe 116 shtetas shqiptarë që do të mbërrijnë në Rinas rreth orës 1 e 30 të natës. Ndërsa nesër është planifikuar edhe një udhëtim tjetër i 'Lasgushit' nga Frankfurti i Gjermanisë rreth orës 23:00 për të sjellë shqiptarët e bllokuar dhe atje.

Këto fluturime vijnë pas riatdhesimit të 112 shqiptarëve Roma dhe 165 nga Kroacia mbrëmjen e të shtunës.

Vetë kryeministri Rama tha se lista e personave që do të sillen në Shqipëri është e mbyllur dhe se ato që do i hipin avionit drejt Rinasit do të njoftohen nga ambasadat shqiptare në vendet përkatëse. Pjesë e riatdhesimeve janë shqiptarët e bllokuar pas mbylljes së kufijve dhe studentët. Gjithashtu kushdo që vjen nga jashtë do të vetëizolohet për 14 ditë, në mënyrë që të shmanget çdo përhapje e COVID-19 nëse padashur janë mbartës të këtij virusi.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK