Në rrezik në Sierra Leone, Ministria e Jashtme riatdheson të riun shqiptar! Nëna: Ishte rrëmbyer! PAMJET emocionuese

Kërkesa për ndihmë e një gruaje se djali i saj 19-vjeçar ndodhej i rrezikuar në Sierra Leone në kontinentin afrikan, vuri në lëvizje Ministrinë e Jashtme.

Pasi gruaja trokiti në derën e Ministrisë, nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të autoriteteve vendase e partnerëve ndërkombëtarë u mundësia riatdhesimi i të riut shqiptar në Tiranë, pas disa ditësh përpjekje. 

Ministria e Jashtme tha përmes një njoftimi zyrtar se në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme, i riu shqiptar për të cilin Report Tv mëson se kishte rreth 5 muaj që ndodhej në Sierra Leone, u kthye i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij.  Atij iu mundësua një fluturim i sigurt nga aeroporti ndërkombëtar në Sierra Leone drejt Rinasit. 

Ende nuk ka më shumë detaje se në çfarë situate rreziku ndodhej i riu, dhe se për çfarë arsyeje kishte shkuar në Afrikën e largët. Por, Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat tha se e ëma pretendonte se i biri ishte rrëmbyer dhe ka arritur që të shpëtojë dhe të shkojë në stacionin e policisë së këtij qyteti.

“Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm. Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij”, njoftoi institucioni.

Edhe nëna e adoleshentit ka reaguar për këtë operacion me fund të lumtur, duke falenderuar autoritetet, MPEJ, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, që i sollën djalin shëndoshë e mirë, 5 muaj pa e takuar

“Falenderoj Ministrinë e Jashtme, që mundësoi ardhjen e djalit tim. Kaluan një javë sakrificash me gatishmëri. Unë si nënë jam shumë e lumtur që takova djalin tim pas kaq kohësh, pas 5 muajsh. Falenderoj si nënë Policinë e Shtetit dhe veçanërisht ministrin, që më ndihmuan dhe më sollën djalin shëndoshë e mirë nga Afrika”, shprehet ajo e emocionuar.

Ministria e Jashtme shprehu falënderimet për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Riathesimi i 19-vjeçarit nga Sierra Leone, reagon policia: Nëna pretendonte se i biri ishte rrëmbyer, i biri kishte shpëtuar dhe kishte shkuar në polici

1743105390_agagaege.JPG

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për riatdhesimin e 19-vjeçarit shqiptar nga Sierra Leone në Afrikë. Policia thotë se ka qenë nëna e të riut që ka kërkuar ndihmë në Ministrinë e Jashtme për të shpëtuar të birin, që sipas saj ishte rrëmbyer në këtë qytet. Policia thotë se sipas pretendimit të nënës, i riu ka arritur që të shpëtojë dhe të shkojë në stacionin e policisë në Sierra Leone

Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale. Edhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetown në Siera Leone në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.

Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri,  e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.

Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë.

Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.

Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri. 

Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.

Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.

Policia e Shtetit falënderon homologët për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtij operacioni ndihme dhe riatdhesimi.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • budalla brina ska: 27/03/2025 20:00

    Ka qene duke kerkuar ate te semes ne Sierra Leonr

    Përgjigju
  • Agim: 27/03/2025 19:05

    Po me shqipyaret qe kalojne kufirin ne slloveni eshte bere ndonje gje se i trajtojne si funderina

    Përgjigju
  • Or tej: 27/03/2025 17:59

    Nena e adoleshentit ndoshta nga trute se nga mosha eshte 19vjec or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Nga sot ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në BE! Doganat: Transportuesit të ofrojnë të dhëna para mbërritjes

Nga sot ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në BE! Doganat: Transportuesit të ofrojnë të dhëna para mbërritjes