Alonso bëri një paraqitje pozitive edhe pse në fillim të garës askush nuk do ta mendonte se do të përfundonte në këtë mënyrë në vendin e dytë në podium. Fitoren e kishte vetëm tre xhiro larg, megjithatë edhe vendi i dytë është rezultat i kënaqshëm duke pasur parasysh problemet e fundit që kanë shoqëruar këtë skuderi. Një fakt i tillë u pa qartë edhe pas garës, teksa spanjolli mori mjaft përgëzime për paraqitjen.
Surpriza tjetër e garës ishte padyshim, britaniku i Mercedes, Hamilton. Edhe pse u nis nga vendi i fundit, kjo nuk e pengoi që të arriti në mesin e më të mirëve në podium. Vendi i tretë ishte si një fitore për britanikun që nuk u ndal së parakaluari në Hungari. Por gara është mbyllur edhe një problem në skuderi që paralajmëron punë në të ardhmen, pasi Hamilton në xhirot e fundit kishte një urdhër për t’i hapur krahun Rosberg, por britaniku nuk u bind.
d.b/shqiptarja.com