Richard Gere do të bëhet baba për herë të tretë në moshën 70-vjeçare

Richard Gere do të bëhet baba për herë të tretë në moshën 70-vjeçare

Alejandra dhe Richard

Aktori i famshëm i "HollyWood", Richard Gere dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Sipas “Mirror”, Alejandra pritet të sjellë së shpejti në jetë fëmijën e saj të tretë pasi ajo ka edhe një djalë nga martesa e saj e parë.

Ylli I ‘Pretty Woman”, po pret fëmijën e tij të dytë me gruan e tij 36-vjeçare Alejandra Silva, e cila është tre muajsh momentalisht.

Do të mirëpresin një fëmijë tjetër vetëm nëntë muaj pas lindjes së djalit të tyre Alexander.

Ata të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme, Alejandra ka Albertin 6-vjeçar me ish-burrin Govind Friedland dhe Richard është baba i  Homer James Jigem, 19 vjeç, me ish-gruan Carey Lowell.

Richard u martua me Alejandran në prill të vitit të  kaluar, në një ceremoni në Spanjë para se të festonte me miqtë në fermën në qytetin e New Yorkut.

Ai i dërgonte asaj lule derisa pranoi që të martohej me të.

Alejandra është shprehur se është shumë e lumtur që është në krahët e aktorit dhe ndihet si në përrallë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS